28/10/2024
15.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ditët e arsimimit mediatik 2024, ndërgjegjësimi, si t’i dallojmë lajmet e rreme?

Me moton “Ndërgjegjësimi yt është filtri më i rëndësishëm” filluan ditët e arsimimit mediatik. 15 organizata të shoqërisë civile, institucione arsimore, media dhe institucione shtetërore, deri më 4 nëntor, në 22 aktivitete do të diskutojnë për ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e arsimimit mediatik, për atë se si të bëjnë dallimin mes lajmeve të rreme dhe atyre të vërteta, nuk mungon as mënyra se si duhet të përdorim inteligjencën artificiale.

“Fokusi ynë këtë vit është tek inteligjenca artificiale, e cila është aq e pranishme dhe vlerësuam se patjetër që duhet më thellësisht të diskutojmë për të.”, – deklaroi drejtori i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, Zoran Trajçevski.
Komisioni për ankesa pranë Këshillit për etikë do t’i hapë dyert për ankesa të qytetarëve. Instituti i Maqedonisë për media do t’i edukojë filloristët si t’i dallojnë lajmet e rreme. Nuk do të mungojnë as panel diskutimet për forcimin e integritetit dhe përgjegjësisë gazetareske dhe nevojës për një Akademi për trajnimin e gazetarëve dhe punonjësve të medias. Fokusi do të jetë edhe në edukimin, promovimin dhe e gazetarisë hulumtuese.
“Me hapjen e dyerve për publikun, qytetarët, nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët, personalisht do të kenë mundësinë t’i dëshmojnë parimet etike që drejtojnë mediat tona, standardet strikte që respektohen dhe procesin thelbësor për vlerësimin dhe shqyrtimin e ankesave.”, – theksoi kryetarja e Këshillit për Etikë, Leunora Kaliqi.
“Vlerësojmë se në këtë proces është shumë e rëndësishme mbështetja institucionale. Është i nevojshëm një sistem për qasje sistematike për përfshirjen e arsimimit mediatik mes segmenteve të ndryshme të publikut dhe grupmoshave të ndryshme.”, – u shpreh Vesna Nikodinovska nga Instituti i Maqedonisë për media.
“Ngjarja ka për qëllim të sigurojë platformë për gazetarë investigativ, të shpërndajnë përvoja për ndjekjen premtimeve partiake zgjedhore.”, – theksoi Biljana Nastevska Kallanovska nga ShGM-ja.
Shumë e rëndësishme në këtë proces është që Qeveria të vazhdojë implementimin e “Strategjisë nacionale për rezistencë ndaj dezinformimit”, që vitin e kaluar ishte pjesë e programit për punë të Qeverisë, u tha me këtë rast. FLORIJE KAMBERI

Të fundit