07/10/2024
8.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Djali që vrau taksistin: U largova nga Shqipëria prej fjalëve! Nëna pranon lidhjen: I shkova në varrim

Nëna e dy djemve që vranë taksistin në Prezë ka pranuar se kishte lidhje jashtëmartesore me viktimën. Ajo është shprehur para grupit hetimor se lidhja kishte nisur për shkak se i shoqi e dhunonte.

“Bashkëshorti përpara se të lidhesha me Abdullain më dhunonte dhe konsumonte alkool, i kam thënë për hir të fëmijëve do rri me ty në këtë shtëpi, por nuk kam më punë me ty”, shton për babain e fëmijëve e moshuara.

Ajo ka treguar se ka menduar se 71-vjeçari kishte pësuar aksident, dhe i kishte shkruar një mesazh për ta pyetur si ishte, shkruan Gazeta Si.

“Disa nga fëmijët ishin në shtëpi, Arsili djali i vogël ishte në punë në Rinas, fillimisht mora vesh që Dulla kishte bërë aksident, më vonë provova t’i bie, por e kishte telefonin fikur”, rrëfen nëna e dy djemve në polici.

Gruaja shton se më pas i kishte qenë në varrim viktimës dhe se gjatë ceremonisë vriste mendjen se kush mund ta kishte bërë krimin.

“Lidhjen me Dullën e justifikonim si lidhje miqësore dhe shpeshherë e merrja si taksist për të mos rënë në sy, – shton më tej e moshuara, ndërsa tregon se shpesh pinë edhe kafe me viktimën ‘si moshë e thyer që ishim”.

Kur është mësuar se 71-vjeçari ishte qëlluar me armë, e moshuara tregon se i kishte pyetur djemtë e saj nëse e kishin vrarë ata, por djemtë i janë përgjigjur “nuk kemi lidhje me këtë punë”.

Djemtë e kishin marrë vesh për lidhjen jashtëmartesore për shkak se në fshat kishin nisur të përhapeshin fjalë. Djali i madh Saimir Shera është shprehur se e kishte pyetur të ëmën por ajo kishte heshtur.

Por turpi e kishte detyruar të largohej nga Shqipëria. Ajo që nuk ka duruar dot ka qenë fakti se Abdulla Budlla kishte filluar të ngacmonte edhe motrën e tyre.

“U largova nga Shqipëria prej fjalëve, ai ngacmoi dhe motrën. Ishte e padurueshme”.

Ai tregon se i moshuari kishte përfituar nga miqësia dhe hapja e dyerve në shtëpinë e tyre. Ai shërbente si taksist në shtëpinë tonë, pasi kemi një motër sëmurë.abcnews.al

Të fundit