Një person është arrestuar të premten në Shtime, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë e tij.
Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ndodhi pas një mosmarrëveshjeje mes babait dhe djalit, ku viktima pësoi lëndime trupore.
“Është raportuar se viktima, mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga djali i tij, duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.







