24/04/2024
14.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Djegia e kontejnerëve në Tetovë shqetëson qytetarët, mund të shkaktohen zjarre masive!

Në 20 ditët e para të janarit në Tetovë janë djegur 10 kontejnerë mbeturinash. Pra çdo 2 ditë është djegur nga një. Kjo përveç se e ndot mjedisin, shqetëson qytetarët, por më së shumti është dukuri që shqetëson brigadën zjarrfikëse të Tetovës, të cilët duket të intervenojnë me shpejtësi, sepse shpesh afër kontejnerëve ka makina ose objekte të tjera.

“Nga 1 janari deri ditën e sotme ne si njësi kundër zjarrit në Tetovë kemi intervenuar në dhjetë kosha apo kontejnerëve të mbeturinave në qytetin e Tetovës është një fakt apo dukuri që na brengos apo çdo kosh i mbeturinave është edhe një rrezik për shpërthimin e zjarrit të ndonjë makine apo objekti”, tha Uka Alili, Njësia kundër Zjarrit Tetovë.

Nga Komuna e Tetovës dhe Ndërmarrja Komunale shpesh herë apelojnë që këto raste të zbardhen se kush i shkakton zjarret. Për këtë vit në sektorin për punë të brendshme në Tetovë nuk është denoncuar asnjë rast. E gjatë vitit 2021 janë evidentuar 5 piromanë kontejnerësh, prej të cilëve 3 kanë qenë fëmijë.

 

Të fundit