29/03/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Do të bëhet testim skrining për imunitetin e popullatës ndaj Kovid-19

Nga dita e hënë do të fillojë testimi skrining, i cili duhet të tregojë nëse dhe çfarë imuniteti ndaj KOVID-19 ka popullata në vend për të ndihmuar Komisionin për Sëmundje Infektive dhe shtetin në planifikimin e aktiviteteve të ardhshme. Testi është planifikuar të bëhet në një kampion prej 1000 të testuarve në Shkup, por ekziston mundësia që të zgjerohet në të gjithë vendin për të marrë të dhëna më reale për imunizimin në këtë moment.

Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive Aleksandar Petliçkovski paralajmëroi se nga e hëna do të fillojë skrining-testimi sipas zgjedhjes së rastit i cili duhet të tregojë nëse dhe ç’farë imuniteti të Kovid-19 ka popullsia në vend. Kjo, tha, do të ndihmojë në planifikimin e aktiviteteve të ardhshme, të Komisionit dhe të shtetit.

“Një testim i tillë ishte bërë para një viti dhe kjo tregoi se rreth 30 për qind e të testuarve ishin seropozitivë domethënë kemi pak imunitet. Këtë hulumtim e kemi bërë para një viti. Tani testimin do ta fillojmë nga e hëna dhe nëse nuk mbledhim numër të mjaftueshëm të të testuarve do ta vazhdojmë edhe në javën e ardhshme. Presim të kuptojmë në këtë moment, një vit pas hulumtimit të parë, se si është seroprevalenca gjegjësisht sa nga njerëzit e testuar kanë imunitet”, tha Petliçkovski.

Me një mijë të testuar nga Shkupi ose dy deri në tre mijë nga vendi, theksoi Petliçkovski, nuk do të kemi të dhëna të sakta,, por do të kemi udhërrëfyes se ku lëvizim, ndërsa kjo theksoi se është e domosdoshme për t’i planifikuar masat e ardhshme si Komision dhe si shtet.

Në 24 orët e fundit nga 3.824 testime, janë regjistruar 1.409 raste të reja me KOVID-19, prej tyre 206 janë riinfeksion, 18 kanë vdekur, ndërsa sipas regjistrit nga Termini Im janë raportuar shtesë edhe 10 të vdekur në periudhën nga 31 janar deri më 7 shkurt, ndërsa si të shëruar janë raportuar 1455 pacientë, njofton Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik.

Nga 1409 raste të reja të regjistruara me KOVID-19, 783 janë nga Shkupi, pastaj Manastiri me 76, Kumanova 67, Kavadari 55, Tetova 50, Velesi 45, Prilepi dhe Gostivari 42, Strumica dhe Negotina nga 3 , Gjevgjelia 24, Ohri 21, Shtipi dhe Kërçova 19, Koçani 14, Resnja 13, Kriva Pallanka 12, Valandova 11, Radovishi 7, Struga, Dellçeva dhe Makedonski Brod 6, Sveti Nikole, Vinica dhe Demir Kapi – nga 5, Berova dhe Bogdanci – nga 4, Dibra dhe Probishtip – nga 2, Kratovë, Demir Hisar, Pehçevë dhe Dojran – nga 1.

Shumica e të shëruarve 298 janë nga Shkupi, Manastiri 129, Kavadari 123, Kumanova 112, Tetova 98, Gostivari 77, Velesi 76, Prilepi 72, Strumica 51, Vallandova 42, Negotina 40, Shtip – 39, Ohër – 37, Gjevgjeli – 35, Kërçovë – 34, Radovish – 28, Resnjë dhe Kriva Pallanka – 21, Koçani – 20, Sveti Nikole – 18, Struga – 14, Bogdanci – 13, Dibër – 12, Delçe – 12 – 9, Demir Kapija dhe Demir Hisar – 8, Vinica – 7, Dojrani dhe Krusheva – nga 3, Berova dhe Kratova – nga 2, Makedonski Brod, Probishtip dhe Makedonska Kamenica – nga 1.

Që nga fillimi i epidemisë në vend janë diagnostikuar 283.547 me KOVID-19, 263.196 janë shëruar dhe 8.686 kanë vdekur, ndërsa numri i rasteve aktive është 11.665. Më shumë raste aktive 6955 aktualisht ka në Shkup dhe më së paku shtatë në Dojran.

Të fundit