28/10/2024
15.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Do të formohet komision I ri për falje

Prej nesër nisin konsultimet për formimin e Komisionit të ri për Falje në kuadër të Presidencës, pasi të shtunën përbërja e deritanishme dha dorëheqje kolektive pas reagimeve të ashpra në opinion lidhur të falurit.Në listën e 10 personave të falur nga presidentja, u gjetën disa persona me dosje kriminale. Konsultimet, ashtu siç paralajmëroi paraprakisht Presidenca do të bëhen edhe për zgjidhjen e dobësive institucionale dhe ligjore për faljen e personave të dënuar.Megjithatë, ashtu sikur disa ditë me radhë, edhe sot Presidenca është në heshtje. Anëtari tanimë i dorëhequr i Komisionit, Gordan Kallajxhiev, i ka reaguar kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili një ditë më parë e përshëndeti dorëheqjen e komisionit, ndërkaq theksoi se kush punon gabon dhe se me rëndësi është që komisioni e ka pranuar gabimin.“Komisioni nuk ka pranuar gabim siç thekson Mickoski, por se u përmbahet parimeve!!!”, ka thënë Gordan Kallajxhiev, ish anëtar i Komisionit për Falje.Megjithatë, Mickoski, sot refuzoi të komentojë më tej deklaratën e Kallajxhievit.“Atë çfarë pata për të thënë, e thash”, tha shkurt sot Hristijan Mickoski, kryeministër.Gjatë ditës së djeshme, LSDM-ja tha se për faljet skandaloze përgjegjësi duhet të ketë nga presidentja Siljanovska, ashtu siç ka dhënë përgjegjësi presidentja hungareze Katalin Novak në shkurt të këtij viti, pas një skandali për faljen e një burri lidhur me abuzime të fëmijëve.Emrat që ngritën pluhur nga faljet në festën e 23 Tetorit, ishin Shenoll Masllani, i cili para pesë vitesh u arrestua për drogë, sulm ndaj një policit dhe armatim, por edhe Akif Ravmanovski nga Haraçina, i cili është pjesë e grupit “Baron”, ndërkaq ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje.Por Ravmanovski vetëm 1 ditë e gëzoi faljen. Policia menjëherë pas faljes e arrestoi lidhur me incidentin e 14 tetorit para Komunës së Çairit. Sipas policisë ai ka qenë dorasi që ka shtënë me armë zjarri ndaj një 35 vjeçari. Policia, ka dorëzuar padi penale për tentim-vrasje.Megjithatë, pavarësisht dorëheqjes së komisionit dhe reagimeve të ashpra, falja e presidentes nuk mund të tërhiqet në asnjë rrethanë, pasi sipas ekspertëve, kjo do të nënkuptonte cenim i sigurisë juridike dhe mund të hapë çështje para Gjykatës së Strasburgut.

Të fundit