03/03/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Do të ketë reshje të borës”, DPHM me njoftim rreth motit në Maqedoninë e Veriut

Drejtori për Punë Hidro Meteorologjikë për nesër paralajmëron reshje të shiut, posaçërisht pasdite dhe në orët e natës kur reshjet lokalisht do të jenë të rrëmbyeshme, mbi 30 litra në metër katror dhe vende-vende të shoqëruara me bubullima. Në male reshjet do të jenë me borë. Do të vazhdojë të fryjë erë e përforcuar e fuqishme nga drejtimi jugor me mbi 70 kilometra në orë me temperatura të larta.

Nga e premtja do të ketë ftohje të konsiderueshme dhe reshjet e shiut në disa vende gradualisht do të kalojnë në reshje të borës. Në male do të formohet shtresë e konsiderueshme e borës.

Sipas DPHM-së, deri nga mesi i javës së ardhshme do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës me intensitet të ndryshueshëm.

Në fushëgropën e Shkupit nesër do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe do të fryjë kohë pas kohe erë nga drejtimi jugor. Të premten nga fundi i ditës dhe të shtunën na presin reshje të borës dhe formim i një shtrese më të vogël të borës. Nga e diela deri nga mesi i javës tjetër do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës me intensitet të ndryshueshëm.

Të fundit