19/06/2024
29.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dogana e Maqedonisë së Veriut konfiskoi 27.000 euro “cash”

Doganat e Maqedonisë në pikën kufitare kanë konfiskuar 27 mijë euro “cash”, përcjell TV21. Dogana gjatë kontrollit te një shtetas i Serbisë dhe te bashkëshortja e tij ka kapur gjithsej 47 mijë euro, ndërsa ka konfiskuar 27 mijë, pasi sipas ligjit lejohet që çdo person të ketë me vete 10.000 euro.

“Me datë 18.07.2023, rreth orës 20:00, në dalje të shtetit, në vendkalimin kufitar Bogorodicë është paraqitur një veturë me targa të Serbisë, e drejtuar nga shtetasi serb. Gjatë kontrollit të kryer nga doganierët, në çantën personale të pasagjerit u gjetën 47 mijë euro, për të cilat ai nuk kishte dokument përkatës të origjinës. Në pajtim me Ligjin për Çështje të Devizave, pasagjerit dhe bashkëshortes së tij – pasagjere në veturë, i janë kthyer nga 10 mijë euro (shuma që një jorezident mund ta tërheqë lirisht nga shteti), ndërsa 27 mijë euro të mbetura janë mbajtur përkohësisht”, thonë nga Doganat.

Të fundit