02/03/2024
13.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dogjën makinen e një vajze në Tiranë, shpallen në kërkim dy shtetasit maqedonas

Zbardhet me prova ligjore, djegia e një automjeti në zonën e Unazës së Re, e cila fillimisht u raportua si ngjarje aksidentale, duke u shpallur në kërkim dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, si autorë të dyshuar të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të veprimeve hetimore të thelluara për një djegie automjeti të ndodhur më datë 04.01.2024, në rrugën “Astrit Losha”, e cila fillimisht u raportua si ngjarje aksdentale, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fire”.

Në kuadër të tij u bë shpallja në kërkim e shtetasve F. T., 37 vjeç, dhe M. S., 27 vjeç, të dy banues në Maqedoninë e Veriut.

Nga veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 04.01.2024, në rrugën “Astrit Losha”, për motive të dobëta, kanë djegur automjetin e shtetases Xh. T.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit