Në Gjykatën Kushtetuese janë dorëzuar pesë nisma për letërnjoftimet, patentë shoferët dhe pasaportat dhe po aq lëndë janë formuar tashmë.
Nismat i referohen periudhës së dhënies së këtyre dokumenteve, pra kohëzgjatjes së tyre, sepse disa kanë ende afat, tha kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska.
Sipas saj, qytetarët duhet ta dinë se liria e lëvizjes nuk është kompetencë e Gjykatës Kushtetuese.
“Pikërisht këtu do të theksoja se tani politikanët, shpresoj, do ta kuptojnë pse unë kam qenë mbështetës i fortë i futjes së padisë kushtetuese për dy vjet e gjysmë. Nëse do ta kishim këtë, një padi kushtetuese, atëherë qytetarët do të mund t’i drejtoheshin Gjykatës Kushtetuese për çdo kërkesë të tyre, për çdo liri dhe të drejtë që u garantohet me Kushtetutë. Shpresoj se tani do ta kuptojnë pa më kritikuar pse kam kërkuar ndryshim të Kushtetutës, gjegjësisht zgjerim të autoritetit të saj”, tha Dobrilla Kacarska, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese./ Alsat.mk