Të tjera lajme

Reagim Publik i Televizionit Koha ndaj Ambasadës së Kosovs në Shkup

Televizioni Koha –Tetovë shpreh indinjatën e thellë për shkak të injorimit të vazhdueshëm që i bëhet nga Amabasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut. Në të gjitha pritjet që organizohen për nderë të pavarësisë së Kosovës deri më tash Ambasada e Kosovës nuk e parë të udhës që të fton përfaqësues të Medias tonë në evenimentin e tyre, dhe jo vetëm për këtë eveniment. Ju njoftojmë se deri më tani si Televizion i kemi mbuluar pothuajse të gjitha aktivitetet e deritanishme të ambasadorëve por injorimi ka vazhduar deri në manifestimin mbrëmshëm 14 02 2024, kur sërish nuk kemi pasur ftesë as në rrugë zyrtare e as në rrugë jozyrtare. Shprehim shqetësimin tonë për këtë lloj injorimi dhe e kemi parë të udhës që të ju njoftojmë si organe më të larta për injorimin që e bën përfaqësia juaj diplomatike në Maqedoninë e Veriut, thuhet në reagimin e lëshuar nga Redaktori Urim Hasipi dhe drejtori I Televizionit Koha Mevaip Abdiu. Sa për ilustrim të këtij reagimi, Televizioni Koha është në skenën mediatike tashmë 30 vite dhe kontriboi në shumë procese kombëtare është i padiskutueshëm dhe për këtë kemi edhe mirënjohje nga qeveria e përkohëshme e Kosovës në vitin 1999 për kontributin e dhënë gjatë krizës së luftës së Kosovës në vitin 1998 dhe 1999, apo thënë me fjalë të shkurtëra, studiot e Televizionit Koha, kanë qenë shtab për të dëbuarit dhe shumë e shumë aktivitete tjera, prandaj mendojmë se nuk e meritojmë këtë injorim. Prandaj, injorimi juaj vetëm se na bënë nderë. Televizioni Koha, prej sot do të bojkotojë evenimentetet dhe lajmet që kanë të bëjnë me ambasadën e Kosovës në Shkup. Ky reagim I është nisur presidentjes së Kosovës zonjës Vjosa Osmani dhe Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.TV KOHA

Të fundit