03/03/2024
8.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dominojnë qëndrimet që shkollat të hapen, propozim-plani i MASH për vitin 2020/2021 pritet të hënën

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka një propozim-plan se si do të fillojë të realizohet vitit shkollor 2020/2021 nga 1 shtatori. Ai duhet të finalizohet javën e ardhshme, të kalojë në një seancë qeveritare dhe të publikohet para opinionit. Plani përmban protokolle për të gjitha modelet mësimore – prani në banka në distancë dhe me maska ​​mbrojtëse, onlajn-mësim përmes e-platformave elektronike dhe mësim të kombinuar me rotacione të nxënësve për një periudhë të caktuar.

Njëzet ditë para fillimit të vitit shkollor, debatet për atë që është më e mira dhe më e përshtatshme për nxënësit, janë intensifikuar. Ata që janë në prani fizike e argumentojnë këtë me dobësitë e onlajn-mësimit që janë demonstruar nga marsi deri në qershor – pabarazia në pajisjet teknike, mungesa e trajnimit në aftësi digjitale, problemet e aksesit në internet, etj., ndërsa mbështetësit e onlajn-mësimit i referohen shëndetit dhe sigurisë fëmijëve, nga frika se do të rrezikojnë nga KOVID-19, veçanërisht në zonat ku numri i të infektuarve është më i lartë.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi theksoi dje se mbizotëron një mendim pozitiv, si në shtabin koordinues të krizave, ashtu edhe në Qeveri, por edhe në institucionet arsimore, që viti shkollor të fillojë me praninë fizike. Sidoqoftë, ka mbetur, tha ai, për të përfunduar modalitetet, protokollet që do të rishikohen edhe një herë në Komisionin e Sëmundjeve Infektive dhe më pas në një seancë të Qeverisë për të vendosur se cili model do të aktivizohet, posaçërisht për cilat rrethana dhe në cilën situatë epidemiologjike.

Rëndësinë e hapjes së shkollave e hapi edhe përfaqësuesja e UNICEF-it në vend Patricia di Xhovani, e cila në prezanim theksoi se pandemia ka imponuar riorientim drejt nxënies në distancë në mënyrë që fëmijët të mos humbin nga arsimi dhe të mos ketë ngecje, por se, siç u shpreh, ka gjithnjë e më shumë dëshmi për ndikim negativ nga shkollat e mbyllura – pasoja afatgjate mbi nxënien e fëmijëve, sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien.

“Nëse hapja e shkollave nuk na është prioritet, do të vërejmë ngecje mbrapa në përfitimet e arsimit të përvetësuara në vitet e fundit. Interesat më të mirë të fëmijëve duhet doemos të jenë qendrore gjatë marrjes së vendimeve për atë kur dhe si shkollat do të hapen sërish”, theksoi Di Xhovani, duke theksuar se duhet doemos të veprohet tani që fëmijët të mos bëhen siç tha, “viktimat e fshehura të kësaj pandemie”.

Onlajn anketa nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, UNICEF dhe ekipi i Reaktor-kërkimit i publikuar dje tregon se rreth gjysma e prindërve, drejtorëve dhe mësuesve të anketuar besojnë se shkollimi duhet të vazhdojë në shtator. Rreth një e treta e prindërve, drejtorëve dhe mësuesve janë pro qasjes së kombinuar për mësimin në distancë (duke kombinuar klasat ose ditët e javës).

Thuajse 59 për qind e drejtorëve të anketuar, 58 për qind e mësimdhënësve të anketuar në arsimin fillor dhe 48 për qind në arsimin e mesëm, si dhe 46 për qind e prindërve të anketuar e kanë mbështetur mësimin e rregullt në klasë në përputhje me protokollet.

Të fundit