07/10/2024
17.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Drejt fundit gjykimi për “53 milionëshin”, prokurori thotë se është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale

Prokurori Special, Valdet Gashi, në fjalën përfundimtare në rastin e njohur si “53 milionëshi”, ka deklaruar se pas administrimit të të gjitha provave është provuar në tërësi gjendja faktike e përshkruar si në aktakuzë.

Sipas aktakuzës së ngritur më 4 shkurt 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar i Përgjithshëm në këtë ministri, në bashkëveprim dhe me dashje edhe me të pandehurin Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit Publik në MI, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare me rastin e ndarjes së 53milionë eurove për konsorciumin “Bechtel &Enka”, për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit apo e njohur ndryshe si autostrada “Arbën Xhaferi”.

Në kuadër të një loje, Roza Lati e quan të pamoralshme banoren Erjola DoçiNga ish-lojtari i harruar i Arsenalit, te ish-ylli i Man United që drejton një agjenci …Netanyahu dëshironte të përçante palestinezët, por arriti ta ndajë IzraelinPër një muaj Kosova eksportoi mbi 225 milionë euro mallra në Evropë – Gjermania t…Guild Eagles mposhten në finale dhe nuk e arrin kualifikimin për ESL Pro League

Nuk sigurohet prezenca e pronarit të Bechtel & Enka për të dëshmuar në gjykimin ndaj Pal Lekajt dhe të tjerëve lidhur me 53 milionëshin
Lexo po ashtu

Paraprakisht, në këtë seancë është administruar prova “Protokoll për zgjatjen e afatit për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit” e propozuar nga mbrojtja e Nebih Shatrit.

Në këtë seancë pritet të japin fjalën përfundimtare edhe të akuzuarit Lekaj, Berisha, Shatri e Tahiri dhe mbrojtësit e tyre./BetimipërDrejtësi/

Të fundit