19/05/2024
19.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Droga në shkollat e  mesme, ndalohen tre nxënës

Tre nxënës të shkollave të mesme të Tetovës janë kapur me lëndë narkotike gjatë kësaj jave. Dy nxënës kanë qenë të moshës së mitur, kurse një tjetër i moshës madhore.Deri tek kontrollet më të shpeshta të policisë, ka ardhur pas kërkesave të Sektorit për Arsim të komunës së Tetovës që policia të merret me këtë dukuri negative, por edhe dilerët e drogës të jenë sa më larg nxënësve.

Jozyrtarisht mësohet se dy nxënës tek të cilët është gjetur marihuanë janë vëllezër, njëri viti I parë tjetri vitii katërt. Njëri prej nxënësve është përjashtuar nga shkolla.Autoritetet e shkollave të mesme, thonë se duhet që policia dhe inspektorët të jenë sa më shumë prezent përreth objekteve shkollore që të luftohet kjo dukuri.

Ndërkaq, nga Sektori për Arsim në Komunën e Tetovës thonë se janë realizuar tre takime me pjesëtarët e policisë lidhur me dukurinë e prezencës së drogës nëpër oborret e shkollave të mesme. Kërkohet, që policia dhe organet e drejtësisë të jenë në krye të detyrës kurse bashkëpunimi nuk mungon në këtë drejtim.

Edhe pse nuk ka një shifër zyrtare, nga policia thonë se në Tetovë gjatë gjithë vitit janë kapur dhjetëra nxënës të shkollave të mesme me lëndë narkotike. Në një aksion policor në Shkollat e mesme në Tetovë, tre nxënës dy prej të cilëve të mitur janë kapur me lëndë narkotike.Lidhur me tejmën në fjalë kërkuam prononcim edhe nga shkolla e mesme tekstile,por atje na drejtuan tek organet e policisë.TV KOHA

Të fundit