25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dua hifzi e hafizes së re, Amra Muhamed Ismaili, prezentë Myftiu i Tetovës prof. dr. Qani ef. Nesimi dhe myfti tjerë nga Maqedonia

Dua hifzi në Tetovë
Më 18.14.2020 (e diel), xhemati i Tetovës pati fatin që të përjetojë gëzimin e manifestimit të duasë së hifzit të hafizes së re, Amra Muhamed Ismaili, të kryer pranë Imamit të Xhamisë së Rinisë hfz. Ibrahim ef. Alija.


Hafizja është e lindur më 04.07.2003 në Tetovë, hifzin e ka filluar më 19.10.2017, kurse e ka përfunduar më 16.09.2020. Ndërkaq provimin e hifzit e ka mbrojtur para komisionit profesional të Myftinisë së Tetovës, i përbërë nga:
Hfz. Abdurahim ef. Murati, kryetar;
Hfz. Abdulbaki ef. Kasami anëtar;
Hfz. Shafi ef. Ajdini anëtar.
Në këtë manifestim, të cilin e moderoi Mr. Xhemil ef. Sadiki, mori pjesë: u. d. Kryetari i BFI-së Reisul Ulema H. hfz. Shaqir ef. Fetai, Myftiu i Tetovës prof. dr. Qani ef. Nesimi, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, Myftiu i Strugës Mr. Salim ef. Sulejmani, Myftiu Shtipit Mr. Nasir ef. Rexhepi, përfaqësues nga Myftinia e Gostivarit, përfaqësues nga Myftinia e Dibrës, Shefi i Kabinetit të Reis Ulemasë dhe Drejtori i diasporës pranë BFI – së dr. Selver ef. Xhemaili, ish myftiu i Tetovës Alifekri ef. Esati, Imami i xhamisë Xhelal ef. Xhemaili, profesorë nga FShI, profesorë nga Medreseja “Isa – Beu”, hoxhallarët e Tetovës me rrethinë, si dhe një numër shumë i madh i xhematit.


Të dhënat për hafizen e re i prezentoi Kryetari i Komisionit të hifzit, Referenti për arsim fetar pranë Myftinisë së Tetovës, hfz. Abdurahim ef. Murati.
Kurse pas fjalës përshëndetëse të Myftiut të Tetovës, fjalën e rastit e mbajti u.d. Kryetari i BFI – së Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai. Ai hafizes së re si dhe familjes së saj iu shprehu urime për hifzin e bërë duke iu dëshiruar shëndet, lumturi dhe suksese në jetë. Ky manifestim përfundoi me duanë e bërë nga Myftiu i Shkupit dhe dhënien e diplomës nga ana e Kryetarit të BFI-së dhe Myftiut të Tetovës.


Në shenjë respekti Rijaseti i BFI – së dhe Myftinia e Tetovës, hafizes së Re iu ndanë nga një dhuratë simbolike, ndërsa në namazin e drekës priu ish Myftiu i Tetovës.

Të fundit