09/10/2024
14.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Durmishi në Gostivar: Zejtarët e Pollogut të aplikojnë në shpalljet publike të Ministrisë së Ekonomisë

Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, sot ka qëndruar në Gostivar ku është takuar me u.d kryetarin e Komunës së Gostivarit Valbon Limani. Durmishi tha se takimi është realizuar me qëllim që të informojë komunën dhe qytetarët për shpalljen e Ministrisë së Ekonomisë për përkrahjen e zejtarëve.

“Në fillim kemi qenë në Çair dhe Prilep tani në Gostivar. Shpalljet publike janë të hapura në faqen e Ministrisë së Ekonomisë. Por ajo që është shqetësuese është rajoni i Pollogut vetëm 7 përqind aplikojnë në këto shpallje publike. Prandaj kemi marrë iniciativë që t’i takojmë këto komuna dhe t’i informojmë qytetarët për këto shpallje”.

“Theks të veçantë do t’i japim komunave të Pollogut, jo për t’u dhënë përparësi por që të jenë të barabarta me komunat tjera dhe të jenë të informuar. Shpallja është për përkrahjen e zejtarisë, për përkrahjen e kompanive të vogla, mikro dhe mesme, dhe shpallje tjera”, tha mes tjerash Durmishi.

Durmishi foli edhe për masën e Ministrisë së Ekonomisë, me të cilën parashihet kufizimi i çmimeve për 100 produkte ushqimore, duke shtuar se ditët në vijim do të publikohet lista.

Të fundit