25/10/2024
17.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Durmishi: U shpall thirrje publike për bashkëfinancim të projekteve për kompanitë e ekonomisë cirkulare prej gjashtë milionë denarësh

Ministria e Ekonomisë dhe Punës sot shpalli thirrjen e re publike që ka të bëjë me kompensimin e një pjese të shpenzimeve të subjekteve afariste për vendosjen dhe avancimin e konceptit të ekonomisë cirkulare për vitin 2024. Siç njoftoi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në këtë thirrje publike kompanitë mund të aplikojnë për investimet si vijon:Zhvillim dhe zbatim të modeleve cirkulare të biznesit ose sistemeve organizative që çojnë në uljen e mbetjeve në procesin e mëtejshëm të zbatimit të projektit;Zhvillim i produkteve të reja nga lëndët e para të ricikluara ose sekondare;Furnizimi i thërrmuesese për thërrmimin e produkteve të ndryshme që përdoren për ripërfshirjen e tyre në procesin e prodhimit si repromaterial;Furnizim i linjave/makinave të vogla për përzgjedhjen e mbetjeve për nevojat e personave juridikë, të cilët kanë leje për menaxhimin e mbetjeve,Në përputhje me Thirrjen Publike, do të kompensohen 50% e shpenzimeve të dëshmuara jo më shumë se 350.000 denarë individualisht për subjektin afarist që mendon të avancojë konceptin e ekonomisë cirkulare.Për këtë masë, janë parashikuar 6.000.000 denarë nga buxheti i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës.Thirrja publike është publikuar tashmë në ueb-faqen e Ministrisë ku të interesuarit mund të aplikojnë, derisa afati i fundit për aplikim nga dita e publikimit është 11.11. të vitit 2024.

Të fundit