24/04/2024
15.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dy pacientë me dializë morën veshkë nga një dhurues që humbi jetën

Në Klinikën e Urologjisë herët në mëngjes përfundoi operacioni i dytë nga dy transplantet e veshkës, pasi familja e një djali të ri me vdekje në tru pranoi të dhuronte organet të shtunën vonë në mbrëmje. Përveç veshkave, ekipi i Klinikës së Ortopedisë ka kryer edhe transplantim të indit kockor, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

“Dy pacientë të rinj me sëmundje të veshkave që ishin në dializë morën një shans për një jetë të re. Disa pacientë të tjerë me sëmundje malinje dhe lëndime traumatike, të cilët po trajtohen në Klinikën e Ortopedisë, do të kenë mundësinë që në javët në vijim të kenë një implant kockor të shëndetshëm. Faleminderit familjes që në momentet më të vështira vendosën të ndihmojnë dhe të shpëtojnë një jetë tjetër. Ndjejmë keqardhje për dhimbjen e tyre, respektojmë vendimin e tyre dhe i falënderojmë për atë që kanë bërë. Në javët në vijim, disa pacientë me sëmundje të rënda do të kenë një shans për një jetë të re, theksoi ministri Bekim Sali.

Ky është transplanti i dytë që nga fillimi i vitit dhe i 12-të nga maji i vitit 2020, pasi Programi i Transplantit i Ministrisë së Shëndetësisë u zgjerua në fushën e transplantimit të shumë organeve.

Sipas Dr. Maja Mojsova-Mijovska, koordinatore kombëtare e transplanteve, çdo transplant është një sukses i madh për ta sepse me çdo gjë që bëjnë, thotë ajo, ngadalë por me siguri po e ndryshojnë sistemin

Të fundit