28/04/2024
19 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dy raste të dhunës familjare në Tetovë

Dy persona janë ndaluar nga ana e policisë së Tetovës pasi u lajmëruan dy raste të dhunës familjare, kumtoi sot SPB Tetovë. Ngjarjet kanë ndodhur në dy fshatra të Tetovës.

“Mbrëmë në orën 2 e 30 minuta, një 42 vjeçare banore e fshatit në Tetovë dhe vajza e saj 21 vjeçare në SPB Tetovë lajmëruan se rreth orës 1, djali i tyre 18 vjeçar dhe vëllai i cili ishte nën ndikimin e alkoolit, i sulmoi fizikisht në shtëpi. Po ashtu, dje në ora 18:00 pasdite, një 35 vjeçar nga Saraqina e Tetovës, lajmëroi në SPB Tetovë se xhaxhai i tij V.R (65), në gjendje të dukshme alkoolike, sillej në mënyrë agresive dhe fyente anëtarët e familjes së tij rreth orës 15:00”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

Të dy të arrestuarit u privuan nga liria dhe u mbajtën në stacionin policor në Tetovë, me çka do të pasojnë parashtresa adekuate. as/bs/fab

Të fundit