03/05/2024
13.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

“E Majta”: MASH dëshiron të hedh barrën e shpenzimeve për librat tek prindërit e nxënësve

Me propozim Ligjin për digjitalizimin e librave, Ministria e Arsimit nuk ka për qëllim modernizimin e arsimit, por ka prapavija të tjera. Kështu vlerësojnë nga partia “E Majta”. Koordinatorja e kësaj partie, Zhaklina Sveqarovska thotë se MASH me propozim ligjin e saj, ka për qëllim të marrë më shumë të drejta rreth botimit të librave dhe të hedhë barrën e shpenzimeve për librat tek prindërit e nxënësve. Nga “E majta” thonë se do të mbështesin iniciativën për referendum kundër propozim ligjit për digjitalizimin e librave.

Në esencë, nga ajo që mund të lexohet nga propozim ligji, qëllimi është që hidhet ngarkesa e shpenzimeve për libra ndaj prindërve nga njëra anë. Gjatë kësaj janë përmendur vetëm kategoritë e ndjeshme, ndërsa ne e dimë se ka shumë familje që jetojnë vetëm disa milimetra në prag të asaj kategorie. Kështu që, definitivisht edhe ata fëmijë janë të prekur dhe do të jenë në pamundësi për ti marrë përmbajtjet përkatëse. Po ashtu në këtë mënyrë do të munden në heshtje të ndërhyhet në përmbajtjen e librave gjë që parashikohet me zgjidhjen ligjore”, tha Zhaklina Sveqarovska, E Majta.

Të fundit