29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ecolog dhuroi 10 autoambulanca për spitalet e vendit

Tetovë – Kompania Ecolog International ka dhuruar sot si donacion 10 automjete të ambulancës për Shtëpitë e Shëndetit në disa qytete të Maqedonisë së Veriut. Këto autoambulanca të dedikuara për Tetovën, Kumanovën, Gostivarin, Kërçovën, Dibrën, Strugën, Manastirin Velesin dhe Shtipin vijnë në një periudhë kohore kur këto institucione shëndetësore më së shumti kanë nevojë.

Seid Jusufi përfaqësues i kompanisë Ecolog International nënvizoi se për shkak të gjendjes së krijuar epidemiologjike me Covid-19 në këto dy vitet e fundit vëmendja e kompanisë Ecolog International është përqendruar edhe në shëndetësi prandaj pikërisht tani kryetari i bordit këshillshënës filantropi I mirënjohur Lazim Destani e morri këtë iniciativë për dhurimin e këtyre autoambulancave me të vetmin qëllim fuqizimin e kapaciteteve spitalore dhe për të i’u ardhur në ndihmë punonjësve shëndetësor në betejën e tyre kundër Covid-19, njofton Tv Koha

Seid Jusufi Përfaqësues i Kompanisë Ecolog

“Aktivitetet nga sfera e përgjegjësisë shoqërore për dekada me rradhë kanë qenë pjesë e pandashme e kompanisë Ecolog, ato përfshijnë fusha të ndryshme si shkenca, arsimi, kultura, arti e deri te solidarizimi me familjes sociale apo të prekurit nga fatkeqësitë natyrore , në këtë periudhë dy vjeçare është shëndetësia ajo që ka marrë më shumë vëmendje , së këndejmi nga kryetari i bordit këshillëdhënës zotëri Lazim Destani erdhi edhe iniciativa për dhurimin e këtyre dhjetë autoambulancave.

Besojmë se ky donacion do të jetë edhe një kontribut për fuqizimin e kapaciteteve spitalore si dhe ndihmë për punonjësit shëndetësor në betejën e tyre kundër Covid-19. Autoambulanacat janë të kompeltuara me pajisjet dhe aparaturat e nevojshme mjekësore për t’u vënë në funksion që nga dita e sotme”, u shpreh Jusufi.

Në ceremoninë e pranim dorëzimit të këtyre automjeteve të ndihmës së shpejtë ka marrë pjesë edhe sekretarja shtetërore në Ministrinë e Shëndetësisë Ivanka Stojanovski e cila në fjalën e saj falenderoi kompaninë Ecolog International dhe shtoi se nuk ka dyshim që ky donacion do të jetë në dobi të madhe për institucionet shëndetësore.

Ivanka Stojanovski Sekretare Shtetërore në Ministrinë e Shëndetësisë

“Të nderuar Pandemia me Covid-19 na tregoi se sa ne të gjithë jemi të ndijshëm , por gjithashtu tregoi edhe pjesën humane të njerëzve organizatave. Sot jam këtu që në emrin personal dhe në emër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të i falenderohem Ecolog nga Tetova për donacionin e tyre human të 10 autoambulancave të kompletuara me pajisje shëndetësore , edhe atë dy në Tetovë dhe nga një në Kumanovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër, Strugë, Manastir, Veles dhe Shtip, prandaj më lejoni që personalisht të ju them faleminderit për humanizmin dhe kujdesin.

Donacioni juaj do të jetë në dobi të madhe për institucionet shëndetësore dhe personelin mjekësor , dhe ajo që është më e rëndësishme drejtpërsëdrejti do të ndikojnë në atë që është më e rëndëishme jetën e njerëzve, dhe paraprakisht ju falenderoj për çdo jetë të shpëtuar. Kompania Ecolog është shembul se si duhet të punojë dhe të veprojë një organizatë për të mirën e të gjithëve, të ketë përgjegjësi shoqërore dhe në fund dua të falenderoj të gjitha institucionet , kompanitë, organizata dhe persona fizik të cilët qënga fillimi i krizës shëndetësore na kanë ndihmuar në tejkalimin e kësaj pandemie.

Drejtori i Spitalit të përgjithshëm Ferid Murat në Gostivar Jakup Jakupi dhe drejtoresha e shëpisë së shëndetit në Shtip Snezhana Trajokvska theksuan se falenderimet për këtë donacion kaq të nevojshëm janë më e pakta që mund të bëjmë për të shprehur mirënjohjen tonë të thellë”, deklaroi Stojanovski.

Jakup Jakupi Drejtor i Spitalit në Gostivar

“Në këtë situatë në të cilën gjendet aktualisht Republika e Maqedonisë së Veriut ky donacion është më se i qëlluar dhe më se i nevojshëm prandaj dhe në këtë moment kisha dashur që të falenderoj kompaninë Ecolog dhe ne veçanti zotëri Lazim Destanin për këtë donacion me vlerë të madhe që vjen në një kohë kur më së shumti kemi nevojë. Falenderimet tona ndaj familjes Destani janë më të paktat që ne mund të bëjmë për të shprehur mirënjohjen e thellë jo vetëm për donacionin e sotëm por për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme në sfera të ndryshme që kjo familje i ka dhënë dhe po i jep shoqërisë”, nënvizoi Jakupi.

Snezhana Trajkovska Drejtoreshë e Shtëpisë së Shëndetit në Shtip

“Të nderuar më lejoni të shpreh falenderimin tim publik në emrin tim personal dhe në emër të të punësuarve të shtëpisë së shëndetit në Shtip, qytetarëve të Shtipit deri te Ministri Filipçe deri te kompania Ecolog veçanërisht deri te filantropi i mirënjohur Lazim Destani për këtë aktivitet humanitar dhe donacion të cilën dh eta pranojmë ne dhe vjen në një kohë të duhur sepse jemi në kohë pandemie ku kërkesat dhe thirrjet e pacientëve tanë janë shtuar dhe me këtë do të jemi të kapshëm në çdo kohë për pacientët tanë për të ofruar ndihmën shëndetësore.
Përndryshe gjatë gjithë funksionimit ka identifikuar nevojat e shoqërisë dhe gjithmonë ka dhënë mbështetje në përparimin e shoqërisë drejt qëllimeve më të larta të mirëqenies ku Ecolog me dekata ka zhvilluar aktivitete të ndryshme në fusha nga më të ndryshmet si në shkencë, arsim, kulturë, deri te solidarizimi me familjet në nevojë”, përfundoi Trajkovska./TetovaExpres

Jetmir Bajroni

 

 

Të fundit