05/05/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Edhe mjekët e Tetovës në protestë, kërkojnë rritje të pagës

Gjatë kohës së pushimit nga ora 10 deri ora 10 e 30 minuta, Sindikata e Spitalit Klinik  të Tetovë, Shtëpisë së Shëndetit dhe Spialit në Leshkë, organizuan një protestë gjysëmorëshe.Sindikata e pavarur e shëndetësisë, farmaceutikëve dhe mbrojtjes sociale, e organizoi protestën, ndëraa gjeti mbështetjen e mjekëve nga këta institucione shëndetësore.

“Sot kemi dalur në protestë për shkak të vonesës së rrogave, që ishte vetëm një pikë e cila e mbushin gotën e pakënaqësisë në shëndetësi.Jemi të pakënaqur sepse ende nuk është nënshkruar ankesi I marrëveshjes kolektive për rritje të pagave.Sot, protestojmë edhe për mos pagesën e rrogës së 13 sepse për shëndetësi ende nuk ka pagesa, protestojmë edhe për mosnënshkrimin e marrëveshjes së re kolektive me të cilët do të riten të drejtat e puntorëve në shëndetësi.Sot, poashtu kemi dalir për të protestuar për dinjitetin  e puntorëve në shëndetësi dhe kundër qasjes ofenduese të Ministrisë së Shëndetësisë dhe qeverisë në drejtkm të puntorëve në sektorin e shëndetësisë.Kemi dalur që të na shohin se ne jemi këtu dhe ekzistojmë” tha Slobodanka Grnçarovska, nga sinidkata e e pavarur e shëndetësisë

Ata edhe pse kanë marrë rrogë gjatë ditës së kaluar, megjithatë nuk është në rregull që gjatë tërë muajit të mbeten pa mjete dhe se pagesa nuk është bërë në të gjitha institucionet shëndetësore në Tetovë. Ndër tjera mjekët  kërkojnë rritjen e pagave dhe kërkojnë që asnjëherë më mos të ndodhë vonesa e pagave, siç ishte rasti me pagën e muajit janar për shkak se Fondi Shëndetësor i cili si pasojë e një sulmi kibernetikë për më shumë se dhjetë ditë ishte thuajse tërësisht jo-funksional.TV KOHA

Të fundit