Të tjera lajme

Edhe pas shumë premtimeve ende po zvarritet vendosja e semaforëve në bulevardin Bllagoja Toska

Edhe përkundër shumë premtimeve, megjithatë ende po zvarritet vendosja e semaforëve në bulevardin Bllagoja Toska. Nga komuna e Tetovës kishin premtuar disa herë se do të vihen në funksion semaforët por edhe sot e kësaj dite të njejtit ende nuk punojnë. Kështu që,udhëkryqi në bulevardin “Bllagoja Toska” dhe rrugës “29 nëntori” është një ndër vendet më të rrezikshme në Tetovë në aspektin e sigurisë në trafik.Edhe pse tash e 13 muaj ka përfunduar tenderi për vendosjen e semaforëve, megjithatë ky udhëkryq ende vazhdon të mbetet pa semafor. Nga sektori për rrugë dhe tokë ndërtimore së fundmi na thanë se në këtë bulevard punët janë duka vazhduar këtë javë .“ Vonesat janë për shumë shkaqe, janë bërë për disa shkaqe objektive dhe subjektive të operatorit dhene ishim në kontakt javën e kaluar ku shkaku i mjeteve të mos paguara nga e kaluara, ka pasur zhagitje.Këtë javë na premtuan se pjesën elektronike e kanë vendosur krejt dhe kanë mbetur vetëm këta shtylla të këmbësorëve anësore”, tha Muhamet Etemi, udhëheqës i sektorit për rrugë dhe tokë ndërtimore.Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami premtoi se pas përfundimit të semaforëve do të dalin në terren dhe do të inspektohen punët në bazë të kontratës. Sipas Kasamit të gjitha punët dhe pajsijet që janë paraparë në kontratë do të realizohen. Kujtojmë se shtyllat në këtë udhëkryq janë vendosur të vjetra çështje që u pyet edhe Kasami.  Me hapjen e bulevardit “Bllagoja Toska” ky udhëkryq u bë i rrezikshëm për automjetet pasi që rruga 29 nëntori ishte rrugë me përparësi kalimi dhe më pas kaloi në rrugë dytësorë, duke bërë që edhe të rriten numrat e aksidenteve.

Të fundit