21/05/2024
15.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Edhe përkundër tërheqjes së 3 kandidaturave të njëjtit janë në listë , në UT vijojnë zgjedhjet për rektor

Edhe përkundër tërheqjes së kandidatëve Dervish Alimit, Myqereme Rusit dhe Bashkim Ziberit nga gara për rektor, në Universitetin e Tetovë sot po vijojnë zgjedhjet për rektor, ku kandidat i vetëm është Jusuf Zejneli, përcjell TV21. Nga UT thonë se edhe përkundër tërheqjes së kandidatëve, të njëjtit janë në listë pasi kanë marrë pjesë në garë dhe kanë prezantuar platformat e tyre.

“E njoftojmë mbarë opinionin publik se procesi për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Tetovës zhvillohet normalisht për faktin se deri në momentin e përgatitjes dhe dorëzimit të materialit zgjedhor në njësitë akademike, kandidatët e dorëhequr kanë qenë të përfshirë dhe të certifikuar në këtë proces, sikundër i kanë caktuar edhe vëzhguesit e autorizuar brenda afatit të parashikuar në kalendar. Si rrjedhojë, Komisioni ka sjellë vendimin për listën përfundimtare të kandidatëve sipas rendit alfabetik. Siç jeni të njoftuar, kandidatët tashmë të dorëhequr, i kanë prezantuar platformat e tyre programore, kanë marrë pjesë në debate publike dhe i janë përmbajtur agjendës së këtij procesi. Ju njoftojmë se Komisioni do ta zbatojë procesin zgjedhor në përputhje me Ligjin, Statutin, Udhëzuesin dhe kalendarin e përcaktuar”, thuhet në njoftimin e Universitetin të Tetovës.

Të fundit