21/05/2024
15.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ekipi i futbollit të UT-së në futsall shpallet kampion i Ligës Universitare

Në kuadër të ligës universitare të futbollit në futsall, ekipi i Universitetit të Tetovës u shpall kampion i këtij kompeticioni. Në ndeshjen që u zhvillua, më 23 maj 2023, në mes ekipit të Universitetit të Tetovës dhe ekipit të Universitetit Goce Dellcev të Shqipit, studentët tanë arritën të shënojnë fitore bindëse me rezultat 7 3. Me këtë fitore, ekipi i Universitetit tonë edhe njëherë dëshmoi se e ka merituar të shpallet kampion i kësaj lige.
Kupën kampion për vitin kalendarik 2022/23 ua ndau Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti. Ai i përgëzoi lojtarët për rezultatet dhe suksesin që kanë shënuar në këtë ligë, ku në mesin e 7 ekipeve kanë arritur që të shpallen më të mirët, duke u kurorëzuar me titullin kampion.
Po ashtu, kupat u ndanë edhe për fituesin e vendit të dytë, ekipin e Universitetit ndërkombëtar të Sllavistikës nga Manastiri, dhe fituesin e vendit të tretë, ekipin e Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” nga Manastiri. Dekania e Fakultetit të Kulturës Fizike e Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Shpresa Memishi i falënderoi drejtuesit e Federatës së sporteve për korrektësinë e treguar gjatë gjithë ndeshjeve, që janë zhvilluar gjatë kësaj lige, dhe njëherit e falënderoi edhe udhëheqësinë e Universitetit të Tetovës për mbështetjen e vazhdueshme që ia kanë dhënë ekipit tonë.

Të fundit