05/10/2024
15.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ekskluzive: Në 4 vjetorin e vdekjes së Almirit, Apeli ia ka ulur dënimin Boban Iliqit prej 6 në 4 vjet burg

Vetëm 3 javë përpara katër vjetorit të vdekjes së Almir Aliut, Gjykata e Apelit ka marrë vendim për lëndën. Sipas burimeve të Portalb.mk, Apeli ia ka ulur dënimin prej 6 në 4 vjet burg, Boban Iliqit, personit i cili e shkeli për vdekje vogëlushin 4-vjeçar nga Kumanova, me automjetin e tij. Gjithashtu, Apeli i ka rikonfirmuar dënimet me burg për familjarët e Almirit, në këtë rast, babai i vogëlushit Sadat Aliu do të duhet të qëndrojë në burg 6 muaj, ndërkaq Sami Demiri dhe Abdullah Aliu nga 9 muaj.

Lënda thuajse 6 muaj ka fjetur në sirtarët e Gjykatës së Apelit duke pritur për vendim. Herën e kaluar, Apeli e riktheu lëndën nga e para, por këtë herë edhe pse procedura gjyqësore u zhvillua në mënyrë të njëjtë dhe me të njëjtat prova, Apeli mori vendim, madje për uljen e dënimit për personin që e shkeli për vdekje Almirin.

Nga Gjykata e Apelit e konfirmojnë se është marrë vendi, por thonë se i njëjti duhet të shkruhet dhe për këtë nuk munden të tregojnë se çfarë vendimi është marrë.

“Ka mbaruar procedura, është marrë vendim dhe tani i njëjti po shkruhet, besoj se për dy javë do të jetë gati. Nuk mundem të tregoj se çfarë vendimi është marrë përpara se shkruhet vendimi”, tha për Portalb.mk, kryetarja e Gjykatës së Apelit, Lidija Dimçevska.

Gjykata e Apelit të Shkupit ka miratuar vendim për lëndën e Almir Aliut, e cila për të dytën herë u Gjykua në Kumanovë pasi që mbrojtja nuk ishte e kënaqur me vendimin.

Rasti Almir Aliu

Në korrik të vitit 2016-të, vogëlushi nga Kumanova Almiri, u shkel me makinë nga Iliq, pasi që paraprakisht babai i vogëlushit dhe ai kishin pasur një zënkë banale në ambulancë.

Fillimisht, Iliq ndiqej për veprën “vrasje me paramendim“, megjithatë e njëjta më pas u rikualifikua nga Prokuroria duke e ndjekur për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion” nga neni 300 paragrafi 2 në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 nga Kodi Penal”.

Për rastin në fjalë ka pasur reagime të ashpra në opinion, duke organizuar protesta masive nga qytetarët të cilët e dënuan aktin e Prokurorisë, për shkak të rikualifikimit të lëndës.

Gjatë gjykimit, pati reagime në lidhje me atë se janë bërë lëshime gjatë procedurës, gjegjësisht janë marrë për dëshmi ekspertizat neuropsikiatrike të ekspertëve me licenca me afate të skaduara. Pos kësaj, edhe pse në kamerat e sigurisë shihet qartë se vëllai i Bobanit, Bojan Iliq, ka qenë i përfshirë në rrahjen me Sedat Aliun, Sami Demirindhe Abdulla Aliun, ai nuk u përfshi në akuzë, gjegjësisht nuk u dënua.

Më 5 prill të vitit 2018, Boban Iliq, u dënua me 6 vjet burg, babai i Almirit, Sedat Aliu me 6 muaj, ndërkaq Sami Demiri dhe Abdullah Aliu me nga 9 muaj burg. I njëjti vendim u rikonfirmua në rigjykimin e dytë.

Lënda shkoi në Gjykatën e Apelit, e cila e ktheu prej në nga e para për shkak të shkeljeve që ishin bërë në procedurë. Gjykata Themelore e Kumanovës sërish me të njëjtat dënime i dënoi të akuzuarit.

Të fundit