Sa i përket artikujve në disa mediume dhe interpretimeve të ndryshme të deklaratës së djeshme të bërë nga prokurori Special Publik, PSP qartëson se bisedat e publikuara nga “El Cheka” nuk janë marrë nga Prokuroria Publike. Nga PSP-ja thonë se të gjitha materialet e përgjimeve ruhen nën masa të rrepta sigurie dhe se gjatë përpunimit të tyre veprohet me profesionalizëm duke respektuar plotësisht parimin e konfidencialitetit dhe privatësinë e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të drejta këto të garantuara me Kushtetutë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
“Në këtë drejtim, ri-theksojmë se kjo Prokurori Publike garanton sigurinë e të gjitha materialeve audio të cilat i ka në dispozicion, me këtë rast, si shumë herë më parë, ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve që zotërojnë materiale audio që janë pjesë e përgjimimeve të paligjshëm, t’i paraqesin ato në Prokurorinë Publike”, thuhet mes tjerash në reagimin e PSP-së.