Është turp që Maqedonia ti rrobëroj qytetarët e territorit ku jemi dhe nëse tentojnë të largohen nga Maqedonia nuk i lëmë, sepse ligji është i tillë kurse ata mund të lëvizin lirshëm me pasaportën maqedonase me emër të vjetër brenda kufijve të Gjermanisë, Zvicrës, Shqipërisë, Kosovës. Është e qartë se MPB-ja merr maksimumin në kuadër të mundësive që ka në këtë pjesë, por dua të përsëris zgjidhjen e vuajtjes së qytetarëve dhe ajo zgjidhje është që 61 deputetë të marrin rrogën e tyre dhe shtypni atë buton bosh, siç e ndryshuan Ligjin për siguri në komunikacion, ashtu duhet ta ndryshojnë edhe Ligjin për dokumentet rrugore dhe njëherë e përgjithmonë ta zgjidhin problemin e qytetarëve, deklaroi ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Ai konfirmoi se tashmë kanë mbërritur 20 mijë formularë me emrin e ri të shtetit.
– Nuk dua të hap tema në publik ku nuk kam informacione të sakta, por përafërsisht diku në muajin e tetë ka pasur një marrëveshje sipas së cilës nga 18 shkurti duhet të mbërrijnë në Maqedoni 400.000 formularë. Ajo marrëveshje është zëvendësuar me një akt të caktuar dhe që nga 18 shkurti, në përputhje me atë marrëveshje, është marrë një detyrim diku në dhjetor për 22 mijë formularë. Nuk e kam konfirmuar ende me prova adekuate pse është bërë kështu. Por ne do të hetojmë, theksoi Toshkovski.