22/04/2024
11.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Evzoni” i mbyllur për komunikacion për shkak të grevës së doganierëve grekë

Për shkak të grevës së shërbimeve doganore greke, vendkalimi kufitar Evzoni do të jetë i mbyllur për çdo lloj komunikacioni prej sot prej orës 05:00 e deri nesër në orën 05:00, kumtoi dje Ministria e Punëve të Brendshme.

“Udhëheqësi i ndërrimit të Stacionit të Policisë në Vendkalimin Kufitar Bogorodica është informuar nga ana e udhëheqësit të Venkalimit Kufitar Evzoni se për shkak të një greve 24-orëshe të shërbimeve doganore greke, Venkalimi Kufitar Evzoni do të jetë mbyllur për çdo lloj trafiku nga ora 05.00 deri 24.11.2020 deri në orën 05.00 në 25.11.2020”, thuhet në njoftimin nga Ministria e Brendshme.

Të fundit