Tragjedia e ndodhur mëngjesin e sotëm në familjen Islamaj në Konispol, duket se është vazhdim i sagës së vrasjeve të grave nga burrat e familjes.
Hysen Islamaj, 69 vjeç, i cili dyshohet se vrau bashkëshorten e tij, Shano Islamaj me sëpatë në orët e para të mëngjesit, njihej si person problematik nga bashkëfshatarët e tij.
Ai humbi gjithashtu jetën sot, kur djali i tij Klemendin Islamaj, e hodhi nga shkallët, pasi mori vesh se 69-vjeçari i kishte vrarë të ëmën me sopatë.
Por vrasjet e grave në këtë familje kanë një historik të tmerrshëm. Babai i Hysen Islamajt, i njohur në fshat si Xhevit Cene, është dyshuar më parë për të paktën tre vrasje. Dhe të trija kanë qenë bashkëshortet e tij.
Njërën nga bashkëshortet e ka vrarë duke e hedhur në gropë të gëlqeres, tjetrën e ka vrarë duke e hedhur në pus, ndërsa tjetrën e ka mbytur në lumë. Ai njihej si njeri shumë i dhunshëm në fshat, një ves që duket se u trashëgua nga i biri./noa.al/