23/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fatmir Mexhiti me informacion të rëndësishëm për të sëmurët me fibrozë cistike

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti ka dalë me një njoftim për ilaçin trikafta për të sëmurët me fibrozën cistike.

Thotë se krahas dy pacienteve, të cilat gjatë ditës së premte u pajisën me këtë ilaç, trikafta do të shkojë edhe në duart e pacientëve të tjerë, transmeton TV21.

Gjatë ditës së nesërme do ta marrin dy paciente të tjera, ndërkaq të tjerët që janë në pritje, trikaftën do të pranojnë ditët në vijim.

“Të premten dy pacientë me fibrozë cistike morën ilaçin Trikafta. Ata aktualisht ndodhen në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve dhe gjendja e tyre është stabile. Në vitin e ri pacientët me fibrozë cistike kanë një cilësi më të mirë jetese. Gjatë ditës së nesërme, Trikafta do të marrin edhe dy pacientë, ndërsa në periudhën në vijim terapisë gradualisht do t’i bashkohen edhe pacientë të tjerë”, shkroi Mexhiti.

Kujtojmë se në mesin e pacienteve të cilat të premten e pranuan trikaftën, ishte edhe Xheneta Tusha.

Të fundit