07/10/2024
8.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

DOKUMENT: Ka aktvendim për largimin e kryqit në Kodrën e Diellit

Tashmë është gjithçka e qartë – ka aktvendim për prishjen e kryqit kontrovers në Kodrën e Diellit të Tetovës.

TV21 ka siguruar dokumentin e vendimit të Inspektoratit të ndërtimit në Komunën e Tetovës, i cili tashmë është shpallur edhe në Gazetën Zyrtare.

Vendimi mes të tjerash thotë:

“Duhet të fillojë mënjanimi i platformës së betonit me dimensione të përafërta 1.50m x 1.50m dhe lartësi H=2.50m mbi të cilën ka vendosur simbol fetar – kryq me konstruksion metalik me lartësi të përafërt H=10m, që janë ndërtuar në V.Q. Livadhi i Pashait te Kodra e Diellit në Tetovë”.

Kjo vjen ngaqë “është konstatuar se subjekti nuk ka leje për ndërtim”.

Mënjanimi siç thuhet më tej në vendim, duhet të fillojë menjëherë pas pranimit të aktvendimit për largimin e kryqit dhe brenda pesë ditësh.

Të fundit