22/10/2024
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Festivali “BILBILAT E KORABIT” 2023 mbajti edicionin e 13-të.

Festivali i këngës për fëmijë në gjuhën shqipe “BILBILAT E KORABIT” 2023 mbajti edicionin e 13-të në sallën e koncerteve në Qendrën e Kulturës – Dibër.
Në festival u prezantuan 22 kompozime të reja origjinale nga interpretues dhe autorë nga republika, përkatësisht nga Dibra, Tetova, Ohri, Kumanova, si dhe nga Kosova dhe Shqipëria.
Në vetë festivalin, drejtori i festivalit Zinçe Mimidinoski i ndau disa mirënjohje kryetarit të Komunës së Dibrës, Dr. Hekuran Duka, për Artin Spahiun, ish-drejtor i Qendrës për Kulturë-Dibër, Sabrie Rahimi, regjisore dhe Lumturie Hajro, gazetare e televizionit kombëtar TVM2, për Qenan Mimidinoski si kryeredaktor i TV 3 dhe të tjerë.
Të pranishmit i përshëndeti drejtori i festivalit Zinçe Mimidinoski, kompozitor i njohur nga Dibra, ndërsa hapjen e edicionit të 13-të të festivalit e bëri kryetari i Komunës së Dibrës, Dr. Hekuran Duka, i cili në fjalën e tij theksoi se Komuna e Dibrës vite më parë dhe në të ardhmen do ta përkrah këtë festival të njohur nën drejtimin e kompozitorit të njohur dibran Zinçe Mimidinoski.
Pas performancës së të 22 kompozimeve të reja autoriale të shoqëruar nga kori i festivalit, drejtori i festivalit bëri të ditur se këtë vit fitues janë të gjithë pjesëmarrësit, duke u ndarë me Çmimin Grand Prix Diploma dhe Statuetat e festivalit, për faktin se të gjitha këngët ishin shumë të mirë, d.m.th. çdo këngë mund të ishte fituese e festivalit.
Moderatore e festivalit ishte Migena Gorenca nga Dibra.
Duhet të përmendim se festivali është incizuar nga televizioni kombëtar i TVM2 dhe TV 3.
– Festivali financohet nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Dibrës, të ndihmuar nga Qendra për Kulturë-Dibër. /TV KOHA/

Të fundit