Koronavirusi është rrezik i vërtetë, secili prej nesh bart përgjegjësi të madhe në këtë luftë. Sinqerisht shpresoj se vetëdija po zgjohet te të gjithë qytetarët, sepse pa ju nuk mund të fitojmë, shkroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk.
Masat, thekson ai, duhet të respektohen, i sjellim për mbrojtjen e shëndetit publik, që të shpëtojmë jetë.
“Rrinë në shtëpi, mbrojeni veten, mbroni më të afërmit”, thekson Filipçe.