17/06/2024
18.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filipçe: 10 persona të infektuar me variantin “Delta”

Katër raste të reja me llojin “Dellta” të virusit janë konfirmuar në laboratorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Shkup. Njëri nga pacientët është në gjendje më të rëndë, ndërsa tre të tjerët janë në gjendje më të lehtë. Bëhet fjalë për dy çifte, të cilët paraprakisht kishin qenë jashtë vendit. Asnjëri nga pacientët nuk është i vaksinuar. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se për t’iu shmangur mbylljes së serishme qytetarët duhet të vaksinohen.

Deri në fund të javës do të diskutojmë, nëse kjo situatë kërkon masa kufizuese. Në të ardhmen nuk e dimë nëse do ketë mutacione të reja të cilat do shkaktojnë valë të reja, pandemia mund të zgjasë disa vite, disa parashikime madje thonë se deri në 2024-tën do jetë prezentë. Por kjo nuk do të thotë se ne duhet të jetojmë të mbyllur. Kjo do të thotë që sa më shumë qytetarë të vaksinohen, duhet dhe patjetër të imunizohen kështu do të mbrohen. Edhe kur do jetë virusi prezent edhe nëse vjen ndonjë mutacion i ri, ai do e kalojë lehtë – tha Venko Filipce, Ministër i Shëndetësisë.

Filipçe thotë se zgjidhja e vetme që situata të mos përkeqësohet është vaksinimi i popullatës. Nga e hëna fillon imunizimi me Fajzer i fëmijëve nga mosha 12 deri në 16 vjeçare.

Nga e hëna përveç vaksinimit në terren do të lejohet edhe vaksinimi i fëmijëve nga 12 deri në 16 vjeç me vaksinën Pfizer e cila për momentin është e vetmja që lejohet të shfrytëzohet sipas rekomandimeve të brendshme të udhëzuesit për këtë kategori të qytetarëve të kësaj moshe – u shpreh Venko Filipce, Ministër I Shëndetësisë.

Një ditë më parë janë vaksinuar 14.084 qytetarë prej të cilëve 9.493 me dozën e parë, ndërkaq gjithsej deri më tash janë dhënë 627.948 doza vaksinash, ndërkaq me dy doza janë vaksinuar 237.322 qytetarë.

Vjollca Aliti

Të fundit