05/03/2024
12.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filipçe: Bien indikacionet për testime, që çon në drejtim të qetësimit të epidemisë

Indikacionet për testime janë në rënie, si përmes pikave ashtu edhe në laboratorët privatë dhe kjo çon në drejtim të qetësimit të epidemisë së koronavirusit, të cilën e prisnim gjatë kësaj periudhe, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në një konferencë për shtyp dhe theksoi se kjo është konstatuar në bisedën e tij me Komisionin për Sëmundje Infektive.

Ai tha se janë përgatitur të gjitha protokollet për funksionimin e shumë segmenteve të tjera, si operatorët socialë dhe ekonomikë, fabrikat, transporti publik, etj.

“Gjatë javës tjetër, ato do të bëhen zyrtare pas konsultimeve përfundimtare me të gjithë ata që janë prekur, në mënyrë që të dëgjojmë sugjerime eventuale, pas së cilës do t’i prezantojmë publikisht, si dhe periudhën kohore, në të cilën i presim këto t’i quaj zbutje të restriksioneve. E gjithë kjo do të jetë graduale në mënyrë që të mos krijohen turma, as të krijohen kushte për tubime masive”, tha Filipçe.

Që nga dita e djeshme, theksoi ai, kemi edhe enjë kanal tjetër për informim më të shpejtë të qytetarëve me informacione zyrtare në lidhje me përballjen me koronavirusin.

“Ky është kanali “Koronavirus MK Koronavirus” në aplikacionin Viber, përmes të cilit qytetarët marrin informacione nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria në telefonin e tyre celular. Falenderim “Viber”-it për kanalin e komunikimit falas, si dhe mesazhet që ata ua dërguan sot të gjithë qytetarëve tanë që e përdorin këtë aplikacion”, tha Filipçe.

Lidhur me aktivitetet, zhvillimet rreth Qendrës për Shëndet Publik në Veles, Filipçe tha se deri në fund të ditës do të emërohet një drejtor i ri në atë institucioni publik shëndetësor.

Ai u përqendrua në të dhënat e sotme me koronavirusin në vend, me ç’rast theksoi se janë regjistruar 111 pacientë të shëruar, edhe në Shkup-13, Kumanovë-74, Shtip-1, Prilep-18, Manastir-1, Ohër-1, Kriva Pallankë-1, Probishtip-1 dhe Demir Hisar -1.

“Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, ka vdekur një pacient 62-vjeçar nga Shkupi dhe në SPQ “8 Shtatori” një paciente 59-vjeçare nga Gostivari”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Në raportin e sotëm të Institutit janë regjistruar edhe dy persona të vdekur nga rrethina e Kumanovës, të moshës 72 dhe 79 vjeçare, një paciente, e cila është mjekuar në shtëpi dhe një paciente, e cila është trajtuar në pavijonin infektiv në Spitalin e Kumanovës”, tha Filipçe.

Në 24 orët e kaluara janë bërë 386 teste, ndërsa janë konfirmuar 23 raste të reja me Kovid-19, edhe atë në: Shkup-5, Kumanovë-5, Prilep-3, Tetovë-6, Veles-2 dhe Negotinë-2. Dy personat e regjistruar në Negotinë janë banorë të Demir Kapisë.

“Me këtë, numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid-19 në vendin tonë është 1.465, numri i pacientëve të shëruar është 738, i vdekjeve është 77, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 650. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 16.436 teste të Kovid-19”, tha Filipçe.

Lidhur me gjendjen e të hospitalizuarve dhe pacientëve të sapopranuar në klinika tha se në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Fabrile, janë pranuar dy pacientë të rinj dhe gjithsej 49 janë hospitalizuar, nga të cilët në mbështetje të oksigjenit janë 28 pacientë, ndërsa në ventilim mekanik dy pacientë, ndërsa në në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar pesë pacientë të rinj dhe gjithsej 24 pacientë janë hospitalizuar, katër nga të cilët janë në aparatin e frymëmarrjes dhe tre të tjerë kanë pasqyrë klinike më të rëndë.

“Në spitalin në Manastir katër pacientë janë duke u trajtuar dhe tre po kurohen në shtëpi. Dy pacientë janë shtruar në spitalin në Shtip dhe pesë të tjerë janë duke u trajtuar në shtëpi. Në pavijonet efektive në Prilep, Veles, Kumanovë, Ohër, Gostivar dhe Tetovë, janë hospitalizuar gjithsej 46 pacientë pozitive dhe të dyshimtë janë Kovid-19”, tha Filipçe.

Sa i përket tre punonjësve pozitivë të Kovid – 19, (laboratori, infermiere dhe mjek) nga Klinika për sëmundje të fëmijëve, theksoi se të gjithë ata janë pa simptoma.

“Kanë kaluar 14 ditë nga shtupa e parë fillestare. Testi i parë i kontrollit është negativ për teknikun e laboratorit, testimet tjera do të jenë të gatshme në ditët në vijim, ndërsa 23 persona që janë kontakte të tyre pas izolimit 14 ditor janë asimptomatikë”, shtoi Filipçe. mb/

Të fundit