05/03/2024
8.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Filipçe: Po sigurojmë shtretër dhe kuadër, por po shkon gjithnjë e me më shumë vështirësi

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, mbrëm theksoi se kapacitetet spitalore gjithnjë e më shumë po mbushen, në repartet infektive në institucionet shëndetësore të cilat trajtojnë pacientë me Kovid.

Siç tha ai në pjesëmarrjen e sontme në ditarin e televizionit Sitell, të gjitha repartet interne dhe kuadri mjekësor janë mobilizuar tërësisht. Sistemi shëndetësor po menaxhohet çdo ditë. Pacientët të cilët kanë pasqyrë klinike më të lehtë lirohen në mjekim shtëpie, me qëllim që të sigurojnë vende për pacientët të cilëve u nevojitet hospitalizim.

“Tashmë janë mbushur katet e para në objektet e klinikave interne. Kemi siguruar shtretër dhe kuadër por po shkon gjithnjë e më vështirë. Gjithnjë e më shumë po shteren kapacitetet në kuptimin e mjekëve, infermiereve, ekipeve, internistëve, pulmologëve dhe anesteziologëve, si edhe shtretërve spitalorë. Janë bërë gati edhe kapacitete shtesë në SPQ “8 Shtatori”, por me këtë dinamikë mundet për një kohë të shkurtër edhe këta shtretër plus si dhe vende të cilat i kemi siguruar të mbushen. Tashmë kemi paraparë vende edhe në klinikat kirurgjike, kjo do të thotë, nëse vazhdon ky trend, se në një moment do të ndalojë programi normal i përgjithshëm i cili tani funksionon akoma – sistemi për caktimin e Termini Im, operacionet e rregullta të vazhdojnë të anulohen dhe të gjithë doktorët, infermierët të përkushtohen në mjekimin e pacientëve me Kovid-19″, thotë Filipçe.

Kjo, shton, do të jetë për herë të parë në histori i gjithë sistemi të mjekojë vetëm një patologji, me qëllim që të zvogëlohet presioni.

“Kjo krizë po ndodhë kudo, tek ne, në mbarë Evropën. Por, sigurimi i shtretërve, veçanërisht i kuadrit po shkon gjithnjë e më vështirë”, potencoi ministri Filipçe dhe shtoi se edhe në vendet fqinje edhe në Gjermani, i gjithë kuadri është duke u mobilizuar dhe kapacitetet po mbushen shpejtë.

Filipçe potencoi, se nuk është e përshtatshme të vendosen pacientë në objekte të cilat nuk kanë qenë të parapara për këtë, gjegjësisht se pacientët mund të vendosen aty ku ka kuadër.

Lidhur me numrat e të vdekurve nga koronavirusi, ministri Filipçe deklaroi se janë duke u ndjekur të gjitha vendet e rajonit, ndërsa se ai është në komunikim të përditshëm me homologët nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Bullgaria, Greqia.

Të fundit