03/05/2024
11.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fillim i sërishëm i të gjitha afateve për zgjedhjet, nuk është qëndrim i KSHZ-së, Dekreti me fuqi ligjore e rregullon këtë çështje, thotë Kondarko për MIA-n

Fillim i të gjitha afateve për zgjedhje përkatësisht me rreth 50 ditë të reja nuk është qëndrim i Komisionit shtetëror zgjedhor, i cili është organ kolektiv dhe nuk ka autorizim të vendosë në emër të institucioneve të tjera shtetërore për shpallje, mbajtje, shtyrje apo fillim të mundshëm nga fillimi i veprimeve zgjedhore.

Këtë në deklaratë për MIA-n e theksoi anëtari i KSHZ-së, Boris Kondarko, i cili potencoi se me kryetarin e KSHZ-së, Oliver Derkoski kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm profesional dhe se edhe më tutje të gjithë do të funksionojnë mirë si organ kolektiv dhe do t’i përmbushin të gjitha obligimet ligjore.

“Por lidhur me thëniet konkrete për fillim të të gjitha afateve sërish me rreth 50 ditë të reja, pa polemizuar, do të sqaroja se ky nuk është qëndrim i KSH-së dhe personalisht nuk dakordohem për shkaqe se, së pari KSHZ apo cili do prej nesh nuk jemi të autorizuar të vendosim në emër të institucioneve të tjera kompetente për shpallje, mbajtje, shtyrje apo përsëritje të mundshme të zgjedhjeve, siç sugjerohet me fillimin e mundshëm prej fillimi të të gjitha veprimeve”, thotë Kondarko për MIA-n.

Si arsye të dytë, Kondarko e theksoi atë që, KSH-së duhet vetëm t’i zbatojë Kodin zgjedhor dhe Dekretin me të cilin e rregullon ndërprerjen e procesit, ndërsa sipas të cilit për momentin është paraparë se të gjitha veprimet e Komisionit deri më 21 mars janë[ në fuqi dhe vlejnë, ndërkaq se procesi do të vazhdojë me 22 ditët e mbetura menjëherë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, pa dallim se kur do të ndodhë kjo.

Ai personalisht konsideron se vetëm do të nevojitej më tutje të parashihet KSHZ-ja të mund të marrë nga MPB gjendje të re të Listës zgjedhore në momentin kur do të vazhdohej procesi zgjedhor me fuqi të dekretit ekzistues apo të ri me fuqi ligjore, sepse, siç theksoi Kondarko, objektivisht gjendja në listën sipas të cilës filluan zgjedhjet është prej 16 shkurtit, kur u shpallën, ndërsa ndërkohë ka ndryshime rrjedhëse. ab/

Të fundit