17/06/2024
23.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fillon gjykimi për rastin “Besa Trans”, aksidenti ku humbën jetën 45 persona

Në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, sot filloi gjykimi për rastin “Besa Trans”, në të cilin në nëntor të vitit të kaluar në aksidentin e autobusit humbën jetën 45 persona.

Në këtë rast, një person fizik dhe një person juridik akuzohen për veprën penale të vazhduar “falsifikim dokumentesh”.

“I akuzuari 41-vjeçar si drejtues i personit juridik nga Rashçe, duke shfrytëzuar të njëjtat marrëdhënie të përhershme, të njëjtat raste dhe rrethana të ngjashme, nëpërmjet drejtuesve të mjeteve që drejtonin autobusin në pronësi të kompanisë, ka kryer disa veprime dhe përdori si dokument të falsifikuar ekstraktin e licencës për kryerjen e transportit publik në komunikacionin rrugor ndërkombëtar”, thuhet në aktakuzë.

Sipas aktakuzës, një licencë e tillë për autobusin në fjalë nuk është lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ndërsa menaxheri ua ka dhënë dokumentin e përgatitur publik fals shoferëve që kanë vozitur autobusin dhe me të kanë kaluar kufirin shtetëror. “Prokurori publik kompetent gjatë procedurës ka ofruar dëshmi se në periudhën prej datës 10.01.2021 deri më 21.11.2021, autobusi ka kaluar 20 herë kufirin shtetëror në pika të ndryshme kufitare me dokument të falsifikuar”, thuhet në fund të aktakuzës.

Gjykimin e udhëheq gjyqtari Ivica Stefanovski, ndërsa përfaqësues i prokurorisë është prokurori publik Vladimir Miloshevski.koha.mk/

Të fundit