Të tjera lajme

Fillon nënshkrimi i peticionit “për një Ferizaj pa Uroshevac”

Në Ferizaj ka filluar nënshkrimi i peticionit “për një Ferizaj pa Uroshevac”. organizatori i këtij peticioni thotë se qëllimi është heqja e emrit në Uroshevac nga të gjitha dokumente zyrtare.

“Me këtë peticion kërkojmë shfuqizimin ë përdorimit zyrtar të emrit Uroshevac nga të gjitha aktet ligjore dokumentet tabelat regjistrat dhe komunikimeve  zyrtare të Institucioneve të Republikës së Kosovës. Ky emër është i pushtuesit serb i vendosur 16 janar 1914 me një vendim të këshillit të ministrave të mbretërisë serbe. Ne kërkojmë që në përdorim të vetëm të jetë emri Ferizaj në komunikime zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës  në gjuhën shqipe serbe dhe angleze”, tha Bashkim Fazliu, organizator i peticionit

Institucionet  lokale, partitë politike dhe komuniteti  jo shumicë që funksionojnë në Ferizaj po përkrahin këtë iniciativë

“Si kryetar i Komunës dhe Komuna e Ferizajt, kam mbështetur dhe do e mbështesë këtë peticion këtë nismë sepse buron nga e lindjes së qytetit të Ferizajt. Sepse qyteti i Ferizajt kur ka lindur ka lindur me emrin e Ferizajt dhe nuk ka emër tjetër përveç emrit. Prandaj do të bëjmë gjithçka që është e mundur në kuadër të këtij legjislacioni që ta realizojmë këtë të drejt që buron nga peticioni pavarësisht faktit që do të jetë një proces i sfidueshëm”, tha Agim Aliu, kryetar i Ferizaj

“LVV është gjithmonë aty ku është interesi i qytetarëve të Ferizajt qytetarëve të shtetit tonë kudo ata qofshin. Iniciativë të tillë kanë pasur edhe grupi i asamblistëve të LVV kohë më parë dhe sigurisht e dini pak kohë më parë deputeti, Rufki Suma ka pasur një fjalim të veçantë lidhur me këtë çështje deputeti ynë i LVV në Kuvendin e Kosovës”, tha Fatbardha Zogaj Reka, kryetare e LVV në Ferizaj.

Peticionin po e nënshkruajnë edhe shumë qytetar

“Kjo është një iniciativë e përshtatshme për neve edhe për me vazhdu për më tutje për me ndërruar këtë emër edhe me lënë emrin që e ka shqip Ferizaj”, tha Bajram Gashi, qytetar.

Të fundit