24/05/2024
13.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Fjalën e fundit për fillimin e vitit shkollor do ta japë qeveria e re

Derisa të formohet Qeveria, edhe viti i ri shkollor nuk do të fillojë, thonë nga Komisioni për Sëmundje Infektive. Në mbledhjen e sotme prezent ishte edhe Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, ku u shpalos edhe pozicioni i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, i cili thotë që shkollat duhet ​​të hapin dyert e tyre për nxënësit, d.m.th. që procesi arsimor të zhvillohet me praninë fizike, por duke rekomanduar që orët të jenë të shkurtuara. Por që të realizohet kjo do të duhet të bëhen ndryshime ligjore.

“Deri sa nuk është formuar qeveria dhe Kuvendi të funksionojë normalisht nuk mund të fillojë viti i ri shkollor me ndryshime të caktuara që rekomandojmë ne dhe Komisioni për Sëmundje Infektive. Për të shkurtuar orët, pushimin e shkurtër dhe pushimin e gjatë, duhet të bëhen ndryshime ligjore, dhe që kjo të ndodhë, duhet të kemi një Qeveri dhe natyrisht një Kuvend. Edhe nëse vendoset për një rekomandim që mësimi të jetë oline, ligjërisht është e nevojshme që edhe kjo të rregullohet me ligj. Të gjithëato që i kemi bërë në mars, prill dhe maj, janë bërë të gjitha nga qeveria teknike, por tani situata është e ndryshme. Do të ketë një vonesë në fillimin e vitit të ri shkollor derisa të formohen organet më të larta shtetërore në vend”, thonë burime nga Ministria e Arsimit, për mediat, përcjell in7.

Në të njëjtën kohë, Komisioni për Sëmundje Infektive sot i kërkoi Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës që të dorëzojë të dhëna për të gjitha shkollat ​​në të gjitha komunat në Maqedoninë e Veriut, si dhe numrin e fëmijëve në të gjitha klasat individualisht. Ata thonë se sot do të marrin këto të dhëna të cilat do të jenë thelbësore se ku mësimi do të zhvillohet online e ku fëmijët mësimin do ta ndjekin fizikisht në shkollë.

“Për shembull, kopshti i fëmijëve “Orce Nikolov” nuk mund të krahasohet me një shkollë në Pehçevë, që do të thotë se është më se e qartë se disa shkolla do të zhvillojnë mësim online, dhe disa do të ndjekin mësimin fizin, pra nga klasat. Në këtë drejtim, dua të përmend se në fakt problemi ynë më i madh janë shkollat e mesme të Shkupit dhe klasat e larta në shkollat fillore të cilët ndjekin mësimin nga kabinetet. Por, siç thamë më parë, për gjithçka që vendosim, ne rekomandojmë, që fjalën e fundit ta japë Qeveria, e cila ende nuk është formuar”, thotë këto burime.

Sa për shkollat ​​private, të cilat kanë paraqitur protokollet më të mira deri më tani, ai sqaron se ata mund të fillojnë të punojnë vetëm nëse marrin leje nga Komisioni për Sëmundje Infektive

Ky burim thotë se edhe përskaj të gjitha këtyre analizave, fjalën përfundimtare do ta ketë qeveria e re e cila pritet që të formohet shumë shpejtë.

Ndërkaq Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, në dalje për media, sot, informoi se vazhdojnë konsultimet se si do të zhvillohet mesimi nga shtatori (2020/2021). Ademi thekson se Ministria e Arsimit ka propozuar tre modele për ndjekjen e procesit mësimor. Procesi mësimor me prezencë fizike, online dhe i kombinuar. /in7.tv/

Të fundit