30/10/2024
17.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Formim i ekipit të posaçëm dhe linjë e hapur ku qytetarët do të mund të paraqesin korrupsionin nëpër institucione

Formim i ekipit të posaçëm dhe linjë e hapur, ku qytetarët do të mund të paraqesin nëse u është kërkuar ryshfet në ndonjë nga institucionet apo nëse dikush qëllimisht po e vonon atë që u takon me ligj dhe sipas procedurës, ka paralajmëruar sonte një gjë të tillë kryeministri Hristian Mickoski.

Siç ka sqaruar ai, pas raportimit nga qytetarët, organet hetimore do të kontaktojnë dhe të gjitha ato “sjellje devijonte brenda institucioneve do të reduktohen, ndërsa autorët do të vihen para drejtësisë”.

Mickoski porositi se nuk duhet bërë shfaqje me krimin, sepse nuk është asgjë e veçantë nëse shteti zbaton rendin dhe ligjet, por se në bazë të informacioneve që ai merr si nieri i parë qeverisë, institucionet ngadalë por sigurt po gjurmojnë se “çfarë është bërë në shtatë vitet e fundit”.

Perceptimi sot, thekson Mickoski, është se jemi shtet kriminal andaj kjo luftë “nga shtatori vetëm se do të intensifikohet” dhe do të zgjasë derisa për ata të cilët ka prova të fuqishme se kanë kryer krime, do të përballen me drejtësinë.

“Besoj në prezumimin e pafajësisë dhe askush nuk është fajtor derisa të vërtetohet e kundërta, por për të gjithë ata për të cilët ka dyshime të arsyeshme për krim të kryer dhe prova të fuqishme, të gjitha ato do të zbatohen dhe këtu nuk ka asnjë parti politike”, deklaroi Mickoski gjatë pjesëmarrjes në TV Alfa.

Ai theksoi se kjo vlen për të gjithë personat e zgjedhur dhe të emëruar, pa dallim nëse janë nga qeveria e kaluar apo nga kjo qeveri nëse kanë gabuar para ligjit.

“Për momentin janë duke u analizuar shumë çështje dhe dosje dhe këto janë ish zyrtarë të lartë. Por të merremi vesh, kjo nuk duhet të perceptohet si një përndjekje politike dhe kjo do të vlejë edhe për të emëruar tani nga kjo qeveri. Nëse kanë gabuar para ligjit, garantoj se do të mbajnë përgjegjësi. Nëse ndonjë prej tyre raportohet dhe ka dyshime të arsyeshme, ta dini se do të jemi të pamëshirshëm”, tha Mickoski.

Lidhur me paralajmërimet për destabilizim të mundshëm të vendit në vjeshtë, Mickoski tha se njerëzit që në shtatë vitet e kaluara e shndërruan vendin si “të tyre dhe menduan se janë të pazëvendësueshëm dhe të përjetshëm” do të kërkojnë grupe të margjinalizuara që për para do t’i motivojnë të destabilizojnë.

“Do të mundohen ta bëjnë përmes tensioneve etnike, sepse nuk kanë rrugë tjetër. Ata nuk mund t’i tërheqin njerëzit, sepse as mbështetësit e tyre nga e kaluara tani nuk i mbështesin. Në mungesë të protestave masive, sepse për ta paratë nuk janë problem, do të kërkojnë grupe të margjinalizuara që me para t’i motivojnë të destabilizojnë. Kjo është rruga e tyre e vetme”, ka thënë Mickoski.

Ato sipas Mickoskit, duan që ne të jemi gjenerues të destabilitetit dhe prandaj, siç theksoi ai, “nuk duhet të lejojmë që kjo të ndodhë dhe të biem pre e atyre provokimeve”.

Lidhur me reformat e paralajmëruara në sistemin e drejtësisë, Mickoski tha se përderisa japin kohë për propozime të ekspertëve, mund të humbet durimi i opinionit dhe “ne të jemi viktimë, për shkak të dështimit të të tjerëve”, duke theksuar se këtë nuk do ta lejojnë.

Të fundit