18/06/2024
21.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Freedom House: Maqedonia e Veriut shënoi përparim, por është regjim hibrid

Në raportin “Kombet në tranzicion në vitin 2021”, që i përfshin ngjarjet nga viti 2021, gjithsej 18 vende shënuan rënie në indeksin e demokracisë, vetëm gjashtë vende kanë përparim, ndërsa në pesë shtete gjendja ka mbetur e pa ndryshuar, transmeton Portalb.mk.

Maqedonia e Veriut shënon përparim demokratik dhe ka rritur indeksin e demokracisë nga 3,75 në 3,82, për dallim nga më shumë vende në rajon, tregon raporti i Freedom House.

Megjithatë, edhe përkrah përparimit demokratik, vendi edhe më tej është i radhitur në grupin e “regjimeve hibride”. Në kategorinë “regjime hibride” janë përfshirë demokraci zgjedhore ku institucionet demokratike janë të brishta dhe ka sfida të konsiderueshme për mbrojtje të të drejtave politike dhe lirive të qytetarëve.

Nga vendet e rajonit, përparim në indeksin e demokracisë ka vetëm në Bosnje e Hercegovinë prej 3,32 në 3,36, ndërsa rënie është shënuar në Shqipëri prej 3,82 në 3,75, në Kosovë prej 3,18 në 3,14, Mal të Zi prej 3,86 në 3,82, në Serbi prej 3,96 në 3,89 dhe në Bullgari prej 4,54 në 4,50.

Freedom House thekson se shtetet nga i gjithë rajoni shpërqendrohen nga demokracia apo janë të kapura në ciklin e regresit dhe rikuperimeve të pjesshme.

Maqedonia e Veriut në këtë raport është theksuar si shembull pozitiv dhe vend ku shënohet përmirësim i demokracisë.

“Në Maqedoninë e Veriut, qeveria e qendrës së majtë e kryeministrit Zoran Zaev ka përmirësuar një pjesë të dëmit institucionale nga paraardhësi i tij djathtist dhe ende ka gjasë t’i sjellë përfitimet e demokracisë”, vlerëson Freedom House.

Theksohet se Ballkanit i nevojitet veçanërisht tregim i suksesshëm demokratike, ku shënohet rënie e përfitimeve demokratike.

Freedom Hause, si rast ku instrumentalizohet retorikë e rrezikshme e përfitimit politike, e thekson “rezonin bullgar nacionalist për bllokim të negociatave për qasje të Maqedonisë së Veriut në Bashkimit Evropian”.

Në këtë raport paralajmërohet se sulmet ndaj institucioneve demokratike përhapen më shpejt se kurdo herë në Evropë dhe Euroazi dhe mbete sfidë për vetë demokracinë.

Gjatë dekadës së kaluar, mes erozionit të rendit liberal demokratik dhe ngritjes së regjimeve autoritare, ideja për demokraci si pikë skajshmërisht aspiruese filloi ta humb vlerëson në shumë vende. Mosskuksesi i institucioneve të përgjigjen në problemet e vazhdueshme shoqërore, polarizimi i rritur dhe pabarazia në rritje e nxisin pasigurinë dhe mllefin, ndërsa menaxhimi me pandeminë nga ana e demokracive kryesore ka ushqyer në mënyrë shtesë ata të cilët janë të interesuar të shfrytëzojnë zhgënjimin nga menaxhimi tradicional demokratik, theksohet në raport.

Freedom House thekson se megjithatë shoqëritë civile, liderët politik dhe qeveritë mund të ballafaqohen me tendencat antidemokratike dhe autoritare, duke mbrojtur vlerat demokratike.

Të fundit