05/03/2024
12.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Furra e bukës “Tet Prizreni” ofron bukë falas për nevojtarët | VIDEO

Në këto ditë të vështira nëpër të cilat po kalon vendi ynë, për shkak të përhapjes së virusit Korona, të ndihmosh ata që kanë nevojë është gjëja më e mrekullueshme që mund të bëjnë njerëzit.

Një vendim të këtillë fisnik për të ndihmuar nevojtarët e ka marrë edhe furra e bukës “ Tet Prizreni” në Tetovë, kjo falë një donatori anonim që ka marrë përsipër të paguaj bukët për të gjithë ata të cilët për shkak gjendjes së rënduar ekonomike në këtë situatë nuk kanë mundësi t’i blejnë, transmeton Televizioni Koha.

Kësaj iniciative humane i është bashkangjitur edhe vet bukëpjekësi Ilmi Çaçoli nga Prizreni i Kosovës që jeton dhe vepron në Tetovë i cili tha për Televizionin Koha se këtë muaji të shenjtë të Ramazanit ka marrë përsipër detyrën e shpërndarjes së bukëve falas për familjet në nevojë.

Televizioni Koha informon të gjithë ata që janë të interesuar për të siguruar bukë falas për shkak se nuk mund ta blejnë Furra e Bukës “ Tet Prizreni” gjendet në rrugën e Ilindenit përballë pompës së benzinës Mak Petrol në Tetovë.

Përndryshe Muaji i shenjtë i Ramazanit tanimë tradicionalisht në Tetovë aktivizon shoqatat humanitare, njerëzit human dhe bamirës të cilët i’u vijnë në ndihmë skamnorëve. /Tetova Express/

Të fundit