Të mërkurën me fillim në ora 14:00, në program janë ndeshjet e çerekfinales së Kupës së Maqedonisë në futboll dhe për këtë aktivi i referve në kuadër të FFM-së kanë caktuar arbitrat të cilët do të ndajnë drejtësi në katër ndeshjet e nesërme.
Ndeshja mes Struga Trim Lum dhe Gostivari që konsiderohet finale para finales që do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Strugë, drejtësinë do ta ndajë arbitri nga Kavadari Stojançe Trpçevski. Kujtojmë se ekipi Struga Trim Lum pas largimit të trajnerit përgjegjës ekipi do të drejtohet nga Meriton Gega
Në stadiumin e qytetit në Radovish, Detonit Plaçkovica është nikoqire e Shkëndijës. Drejtësinë në këtë ndeshje ku skuadra kuqezi është konsiderohet favorite absolute drejtësia i është besuar Aleksandër Grujoskit nga Kërçova.
Në Strumicë përballen AP Brera dhe Arsimi i Çegranit, ndeshje kjo e cila nuk ka favorit absolut, ndërsa drejtësinë do ta ndaj Stojançe Stojanov .
Në stadiumin arena “Todor Proeski” në Shkup, skuadra e vardarit është nikoqire kampionit vjeshtor Sileksit, Drejtësinë në kë ndeshje do të ndaj arbitri tetovar Furkan Idrizi
Të gjitha katër ndeshjet çerek finale luhen nesër me fillim në ora 14:00, ndërsa ekipet fituese do të kualifikohen në gjysmëfinale
Kupa e RMV-së ndeshjet çerekfinale
Struga Trim Lum – Gostivari
Detonit Plaçkovica – Shkëndija
AP Brera – Arsimi 1973
Vardari – Sileksi
Shaban Sinani-TV Koha







