29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gabimisht është arrestuar personi për kërcënime me bomba, qenka djalë shembullor (Foto)

Pasi dje MPB njoftoi se është arrestuar i dyshuari për denoncimet e rreme për bomba në shkolla të mesme, mbrëmë i arrestuari Nikolla Nikollovski është liruar nga policia, pa asnjë kallëzim penal, njofton Zhurnal.

Siç shkruajnë mediat maqedonase, në dërgesat për kërcënime me bombë, në mënyrë manipulative e kanë vendosur emrin e Nikollovskit dhe numrin e tij të telefonit, me çka policia është bazuar në to dhe e ka arrestuar të riun. E gjithë familja e tij janë ndjerë të shqetësuar. Pasi më tepër se dhjetë orë Nikollovski është mbajtur në polici, tek shtëpia e tij është kryer bastisje, e pas çka ai është lëshuar në shtëpi.

23 vjeçari mori mbështetje nga shumë shokë në rrjetet sociale, ndërsa ai paska qenë si shembull i suksesshëm për rrethin./Zhurnal.mk

Të fundit