28/10/2024
20.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ganiu e pret në takim kryetaren e komunës së Preshevës

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu ka pritur në takim kryetaren e komunës së Preshevës, Ardita Sinanin.

“Një falënderim nga zemra për kryetarin z. Visar Ganiu për mikpritjen e ngrohtë dhe përkushtimin e tij në vendosjen e themeleve të një partneriteti shumë të rëndësishëm ndërmjet komunave tona🙌

Me shumë entuziazëm, do të fokusohemi në projekte që kanë një impakt të drejtëpërdrejtë në ekonominë lokale, mbrojtjen e mjedisit 🌳, zhvillimin e arsimit dhe kulturës 📚, si dhe promovimin e sportit 🚴‍♂️. Këto fusha përbëjnë shtyllat e forcimit të bashkëpunimit tonë dhe do të sjellin përfitime të prekshme për qytetarët e të dy komunave.

Binjakëzim nuk është thjesht një marrëveshje! 🤝 Ai hap rrugën për projekte ndërkufitare dhe rajonale, duke afruar akoma më shumë komunitetet tona, të cilat ndajnë histori të përbashkët, lidhje familjare, kulturore dhe kombëtare 🇦🇱.

Presheva dhe Çairi, së bashku për një të ardhme më të ndritur! 🌟”, ka shkruar Ganiu. (INA)

Të fundit