17/06/2024
17.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gërkovska: Gjykatësit e prokurorët bëjnë vlerësime politike

Zëvendëskryeministrja për Qeverisje të mirë pretendon se ndryshimet e fundit në Kodin Penal forcojnë procedurat e konfiskimit të pasurisë së personave që abuzojnë me pushtetin. Sipas Sllavica Gërkovskës, dispozitat që kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës zyrtare dhe bashkëveprim kriminal ishin kritikuar nga ana e saj në seancë të Qeverisë, por publikisht i kundërshtohen vetëm pas hyrjes së ligjit në fuqi.

Duke tentuar ta shpërqendroj vëmendjen nga përgjegjësia e Qeverisë lidhur me ndryshimet të cilat u kundërshtuan nga ekspertët dhe faktori ndërkombëtarë, Gërkovska thotë se gjykatat dhe prokuroritë duhet të veprojnë në mënyrë efikase me qëllim që qytetarët të mos krijojnë bindjen e pandëshkueshmërisë.

“Sistemi gjyqësor dhe prokuroritë duhet ta bëjnë punën e tyre profesionale dhe të paanshme. Për fat të keq kam përshtypjen se ndonjëherë gjykatësit dhe prokurorët vendosen në role edhe më të mëdha se politikanët dhe bëjnë vlerësime politike para se të sjellin vendime, kohën e aktgjykimeve dhe ruajtjen e lëndëve me muaj të tërë nëpër sirtarë”, deklaroi Sllavica Gërkovska, Zëvendëskryeministre për qeverisje të mirë.zhurnal.mk

Të fundit