15/06/2024
22.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gërmuan tokat, sepse mendonin se kishte diamante dhe do të pasuroheshin, por ishin…

Pak ditë më parë në Afrikën Jugore, banorët e një fshati gjetën disa gurë, duke menduar se ishin diamante.

Lajmi se gurët mund të jenë diamante u përhap shumë shpejtë, duke gëzuar vendasit, të cilët mendonin se do të pasuroheshin nga thesari që ndodhej në tokat e tyre, raporton BBC.

Menjëherë në zonë u mblodhën me qindra fshatarë, të cilët morën kazmat për të gërmuar  tokën.

Por, dje autoritetet zyrtare njoftuan se gurët e gjetur në fshat nuk ishin diamante, por kuarc, një lloj minerali.

Pas kryerjes së analizave, zyrtarët kanë thënë se gurët janë kristale kuarci, të cilat janë shumë më pak të vlefshme se diamantet.

“Testet e kryera përfundimisht zbuluan se gurët e zbuluar në zonë nuk janë diamante,” thuhet në një deklaratë të qeverisë lokale.

Të fundit