30/04/2024
13.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gir: Presim zbatim të ndryshimeve kushtetuese për vazhdimin e rrugës së vendit drejt BE-së

Euroambasadori Dejvid Gir nuk e komenton deklaratën e kandidatit për president nga Fronti Evropian, Bujar Osmani, se ndryshimet kushtetuese do të jenë kusht për formimin e qeverisë së ardhshme, por përsëriti se pret zbatimin e këtyre ndryshimeve për vazhdimin e rrugës së vendit drejt BE-së.

Para fillimit të panel diskutimit “Rruga para nesh: konsolidimi i përfshirjes së shoqërisë civile në Planin ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor” i cili u mbajt sot në Info qendrën e BE-së në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve nëse ky kusht do të nënkuptonte hyrje në një krizë politike, tha se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë do të vazhdojë rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian.

“Jemi mes fushatës zgjedhore dhe nuk u përgjigjem në pyetjet për çështje politike. Natyrisht, ne presim zbatimin e ndryshimeve kushtetuese të cilat do t’i mundësojnë vendit të përparojë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Duam që kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Gir.

Në organizim të Shoqatës ESTIMA, Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim nga Shqipëria dhe Sekretariatit të përhershëm të Komunitetit të transportit në Info qendrën e BE-së u mbajt panel diskutim me temë “Rruga para nesh: konsolidimi i përfshirjes së shoqërisë civile në Planin ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor”. Përveç euroambasadorit Gir morën pjesë edhe drejtori i Sekretariatit të komunitetit të transportit pranë EJL-së Matej Zakonjshek si dhe kryetarja e Shoqatës ESTIMA Ana Kërstinovska.

Të fundit